ZPS nuk komenton arrestimin e Sadik Halitjahës

Aktuale

ZPS nuk komenton arrestimin e Sadik Halitjahës

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 16:38
Hagë

Sot është raportuar se ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadik Halitjaha, është arrestuar nga Gjykata Speciale.

Lajmi është konfirmuar nga Organizata e Veteranëve të luftës të Mushtishtit. "Sot e morën Komandantin e Zonës Operative të Pashtrikut. Kjo marrje nuk ishte sikur të tjerat, nuk ishte nga Prokuroria Speciale, por nga Gjykata! Urojmë t'ia dalë për së mbari komandanti që kurrë në jetë nuk njohu dështim! Si në luftë ashtu në paqe përherë gardian i atdheut!", thuhet ndër të tjera në njoftim.

Halitjaha ishe ftuar nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara të Kosovës edhe në tetor të vitit të kaluar.

Zëdhënësi Cristopher Bennett, tha për RTKlive se nuk ka koment për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat