Hasanpapaj: Drafti i ndërkombëtarëve është shumë më i mirë se ai i Edi Ramës

Aktuale

Hasanpapaj: Drafti i ndërkombëtarëve është shumë më i mirë se ai i Edi Ramës

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 21:21
Juristi Bardhyl Hasanpapaj

Juristi Bardhyl Hasanpapaj, ka folur në Pressing për draftin e Asociacionit që Bashkimit Evropian ia kishte prezantuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Më 21 tetor, pesëshja perëndimore ia ka dorëzuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit një draft për Asociacionin.

Të martën, media ka publikuar draftin që Edi Rama ia ka prezantuar Bashkimit Evropian.

Por Hasanpapaj thotë se drafti i Bashkimit Evropian është më mirë i përforcuar në favor të Kosovës, sesa ai i Ramës.

”Drafti i kryeministrit Edi Rama është përforcu në favor të Kosovës me draftin që iu ka paraqitur Kosovës. Drafti i kryeministrit Rama është versioni i parë, versioni tjetër është mbi këtë draft që i është prezantu kryeministrit Kurti në Bruksel dhe ai draft është shumë më i mirë e i përforcun sesa i kryeministrit Rama. Sërish flas me rezerva”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai thotë se drafti i prezantuar nga pesëshja emisarë perëndimore e largon fjalën bashkësi në draft.

”Në draftin e prezantuar nga pesëshja hiqet fjala bashkësi dhe mbetet vetëm fjala Asociacion”,  a thënë ai.

”Ne po flasim për një draft të prezantuar nga kryeministri Rama dhe për një draft të Qeverisë të pranuar shprehimisht në Bruksel. Por problemi është që edhe ky draft që e ka pranuar Kurti me një formë nuk e dimë a është drafti final”, deklaroi juristi Hasanpapaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat