“Berat Buzhala e Gjergj Dedaj përfituan poste duke shantazhuar Hashim Thaçin”, gazetari Sopa: Ja çka deklaroi Buzhala për Likocin

Aktuale

“Berat Buzhala e Gjergj Dedaj përfituan poste duke shantazhuar Hashim Thaçin”, gazetari Sopa: Ja çka deklaroi Buzhala për Likocin

Nga: N. Sh. Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 22:44
Berat Buzhala e Gjergj Dedaj

Gazetari Jeton Sopa e ka komentuar paraqitjen katastrofale të Gjergj Dedajt në Gjykatën Speciale në Hagë.

Dedaj për dy ditë rresht ka dëshmuar pranë Speciles, ku i mohoi të gjitha deklaratat e tij të mëhershme që i kishte thënë në mediat në Kosovë, e që akuzone ish-presidentin Hashim Thaçi për rrahje në Qirez gjatë luftës në Kosovë.

Madje Dedaj thotë se nuk ishte normal kur i kishte bë ato deklarata.

Për këtë, gazetari Sopa ka reaguar duke publikuar një fotografi të Dedajt dhe Berat Buzhalës, e që pyet a ka qenë Berati normal kur ka deklauruar se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në Likoc ka qenë kamp përqëndrimi ku mbaheshi ne torturoheshin të burgosurit?

“Të dy pra kanë shumë të përbashkëta në karrieren e tyre politike e shoqërore, herë thonin Hashimi është hero, herë kriminel krejt kjo në bazë të rrethanave dhe ambicieve personale të tyre”, shkruan ndër tjera Sopa.

Ai madje thotë se që të dy kanë përfituar poste publike duke e shantazhuar dhe kërcënuar Hashim Thaçin.

Reagimi i plotë:

Gjergji gjatë dëshmisë së tij në Hagë akuzoi mediat se e kanë bërë të madhe punen e tij nejse tani u arsyetu tha që ajo çka ka thanë ma herët nuk ka qenë normal.

Po ky tjetri (Borati) a ka qenë normal kur pat thanë publikisht se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në Likoc ka qenë kamp përqëndrimi ku mbaheshin dhe torturoheshin të burgosurit??!!

Të dy pra kanë shumë të përbashkëta në karrieren e tyre politike e shoqërore, herë thonin Hashimi është hero herë kriminel krejt kjo në bazë të rrethanave dhe ambicieve  personale të tyre.

Pra të  dy u ngriten dhe përfituan poste publike duke e shantazhuar e kërcënuar Hashim Thaçin ndërsa aktualisht njëzëri e në koordinim po e lavdërojnë  e glorifikojnë pasi që ky i fundit përfundoj i akuzuar në Hagë!

Kështu pra thonë sot se të nesërmes nuk i dihet...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat