Serwer për sulmin e Banjskës: Kaluan gjashtë javë pa ndonjë reagim të dukshëm të ShBA-së e BE-së

Aktuale

Serwer për sulmin e Banjskës: Kaluan gjashtë javë pa ndonjë reagim të dukshëm të ShBA-së e BE-së

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 23:54
Daniel Serwer

Daniel Serwer, profesor veteran nga ShBA-ja, ka shkruar një artikull, ku ka folur për sulmin në Banjskë e Asociacionin.

Sipas njohësit të politikës së Ballkanit Perëndimor, grupi i armatosur i serëbev që kreu sulmin në Banjskë, nuk ishin luftëtar të lirisë siç pretendon Serbia.

Tutje, Serwer shkroi se kanë kaluar gjashtë javë pa ndonjë reagim të madh të ShBA-së dhe BE-së ndaj Serbisë.

“Kanë kaluar gjashtë javë pa ndonjë reagim të dukshëm të SHBA-së apo BE-së, përtej qortimit të butë. Ndërkohë, presidenti serb Vuçiç e ka shpërfillur BE-në në favor të pjesëmarrjes në një samit të organizuar nga Pekini për një brez dhe një rrugë.” – shkroi ai, ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat