Sot i jepet lamtumira e fundit ish-truprojës së Hashim Thaçit

Aktuale

Sot i jepet lamtumira e fundit ish-truprojës së Hashim Thaçit

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 08:20
Ilir Qallapeku

Dje është ndarë nga jeta ish-truproja e Hashim Thaçit dhe njëherit veterani i UÇK-së, Ilir Qallapeku në një spital të Shkupit pas një sulmi në zemër.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij Mirsad Qallapeku.

Njoftim mortor, na la vellau ynë, më i dashuri ynë Ilir Qallapeku njëherit ish-ushtar i UÇK”, ka shkruar ai në Facebook.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të UÇK-së, dega në Klinë, të cilët shprehën pikëllimin e tyre.

Në reagimin e tyre po ashtu bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit bëhet ditën e mërkurë nga ora 14:00 te “Kodra e Kuqe”, në Grabanicë të Klinës.

Qallapeku ka qenë gjatë shumë vjetëve truproje e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit, Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat