Azemi: Prokuroria që s’pati guxim ti ngritë aktakuzë Radoiçiqit, po merret me postimet tona

Aktuale

Azemi: Prokuroria që s’pati guxim ti ngritë aktakuzë Radoiçiqit, po merret me postimet tona

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 17:24
Egzon Azemi

Prokuroria Speciale e Kosovës dyshohet se ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka dhe Egzon Azemi.

Mirëpo Azemi përmes llogarisë së tij në Facebook ka thënë se nga mediat sot ka marrë vesh se i është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale për një postim të tij në Facebook, ditën që është liruar nga paraburgimi terroristi serb, Dejan Pantiq, i dyshuar për sulm me bombë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.

Madje Azemi ka thënë se Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka guxim të mirret me kriminelët serb, por sipas tij, po ngritë aktakuza për thënie të heroit kombëtar Avni Rrustemi.

“Prokuroria Speciale që kurrë nuk i ngriti aktakuzë Radoiqiqit, krimenelëve të tjerë serb që zhvilluan kontrabandë, tenderë korruptiv, sulmuan, vranë shqiptar e serb për përfitime të ngushta, prokuroria që liroi kriminelët serb për disa shuma parash, liruan ata që synim të vazhdueshëm kanë shkëputjen e anksimin pjesës veriore të Republikës. Kjo prokurori që su morr deri tani me asnjë rast të tillë, po mirret me postime tona, madje madje po duan t’i gjykojnë edhe thënjet e patritotëve tanë. Sepse mua më është ngritur kjo aktakuzë për një thënjë të heroit kombëtar Avni Rrustemi. Ja me çka mirret Prokuroria Speciale kur nuk ka guxim të mirret me terroristët serb”, tha Azemi.

Tutje Azemi tha se “nëse mendojnë se po na mbyllin gojën, se nuk do t’i theksojmë dështimet e mbase bashkëpunimet e tyre me kriminelët serb, le ta dijnë se e kanë gabim. Përkundrazi. Nuk do të ndalemi kurrë as nuk friksohemi as nuk u frikësuam asnjëherë, as me aktakuza as me denime, as me burgje. E drejta, drejtësia fiton gjithmonë dhe do të fitoj çdo herë!”, shtoi ai.

Ndryshe, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se nuk ka marrë asnjë njoftim për ngritje të aktakuzës nga Prokuroria Speciale.

“Unë skam marrë asnjë njoftim”, ka thënë ai.

Arlind Manxhuka dhe Egzon Azemi sipas Prokurorisë akuzohen për “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat