Konjufca pranon Raportin e Progresit për Kosovën

Aktuale

Konjufca pranon Raportin e Progresit për Kosovën

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 18:09
Tomáš Szunyog, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, nga i cili pranoi Raportin e Progresit për Kosovën.   

Pas dorëzimit të raportit ambasadori Szunyog theksoi se dokumenti paraqet një pasqyrë të zhvillimeve gjatë periudhës raportuese dhe identifikon sfidat për të ardhmen.

Pasi falënderoi ambasadorin Szunyog për punën në përpilimin e raportit dhe angazhimin e BE-së në Kosovë, kryetari Glauk Konjufca shprehu angazhimin për të punuar në drejtim të integrimeve evropiane, si rrugë e qartë për Kosovën.

Kryetari Konjufca tha se raporti do të jetë një dokument orientues për punën e Kuvendit, përderisa theksoi përkushtimin institucional për arritjen e objektivave të përcaktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat