Zeqiri: Puna në Zubin Potok po vazhdon – deklaratat e ministrit Krasniqi i ngjajnë një militanti partiak

Aktuale

Zeqiri: Puna në Zubin Potok po vazhdon – deklaratat e ministrit Krasniqi i ngjajnë një militanti partiak

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 20:12
Izmir Zeqiri

Kryetari i Zubin Potokut Izmir Zeqiri, ka reaguar ndaj deklarimit të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili vuri në pikëpyetje se Zyrat Administrative do të mund të ofrojnë shërbime për qytetarët.

Por, Zeqiri tha se deklarimet e Krasniqit, i “ngjasojnë më shumë një militanti partiak”.

Ai tha se puna në komunën që udhëheq po vazhdon normalisht.

“Kemi pasur dhjetëra kërkesa në baza ditore nga ana e qytetarëve për të kryer shërbime. Zyra e Regjistrimit Civil, Zyra e lëshimit të pasaportave, lëshimit të letërnjoftimëve, njësia e zjarrfikësve, Drejtoria e Çështjeve Sociale, janë këto në funksion për të gjithë qytetarët”, tha Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat