Policia gjuajti me armë në drejtim të veturës që tentoi t’i godas - Policia jep detaje për incidentin në Leposaviq

Aktuale

Policia gjuajti me armë në drejtim të veturës që tentoi t’i godas - Policia jep detaje për incidentin në Leposaviq

Nga: A.SH Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Në veri nuk po ndalen incidentet.

Dje, Policia ka ndalur një veturë ku u gjetën 11 emigrantë.

Sipas Policisë “i njëjti pasi i ka zbritur migrantët me veturën e tij është larguar vrullshëm me ç’rast i ka rrezikuar zyrtarët policorë, të cilët për ta ndaluar sulmin kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarit”.

“Leposaviq 08.11.2023 – 01:00. Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në veturë i janë hasur 11 persona migrantë, po i njëjti pasi i ka zbritur migrantët me veturën e tij është larguar vrullshëm me ç’rast i ka rrezikuar zyrtarët policorë, të cilët për ta ndaluar sulmin kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarit.

Në vendin e ngjarjes si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja. Rasti në procedurë hetimore nga te gjitha njesitet relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat