Ish-drejtori i Institutit për Krimet e Luftës, ka një këshillë për drejtorin e ri

Aktuale

Ish-drejtori i Institutit për Krimet e Luftës, ka një këshillë për drejtorin e ri

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 09:56
Ismet Salihu

Atdhe Hetemi të mërkurën është emëruar drejtor të Institutit për krimet e luftës në Kosovë, gjatë viteve ’98-’99.

Lajmi e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Po e jetësojmë Institutin që do të adresojë krimet e Serbisë në luftën e viteve 1998-1999. Andaj sot emërova z. Atdhe Hetemi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, që do t’i prijë këtij procesi të rëndësishëm. Atdhe Hetemi, është ligjërues në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës”, tha Kurti.

Drejtori i sapo emëruar në këtë institut, të mërkurën nuk pati mundësinë të deklarohet për media.

Për, këshilla për të, ka paraardhësi i tij, Ismet Salihu.

Ky i fundit për 7 vjet udhëhoqi institutin e kaluar për krimet e luftës, i cili u shua në kohën e Qeverisë Haradinaj.

“Në këtë institut duhet një qasje krejtësisht e re në krahasim me tretmanin që e ka pasur në të kaluarën, duhet t’i krijohen kushtet optimale, duhet të punojnë së paku 12 deri në 15 persona, me një tempo dhe intensitet shumë të shpejtë, për shkak se ka kaluar kohë e gjatë nga lufta. E po ashtu të formohet një ekip e hulumtimit në terren. Kështu që duhet t’i vihet një plan që brenda 4-5 viteve të ardhshme t’i hulumtoj të gjitha krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës ’98-‘99”, thotë Salihu.

Profesori i së drejtës penale, thotë se instituti që e drejtoi, u la në baltë nga Qeveria e Kosovës.

“Për ironi në vend që t’i krijohen kushtet shumë më të mira dhe me një staf të trefishtë, ai institutit është mbyll me nënshkrimin e kryeministrit të atëhershëm, në vitin 2018. 2:25 Katër zyre në Arbëri atje, deri në vitin 2016, për të qenë ironia më e madhe, me pretekstin që nuk paguan më qira qeveria, që ka qenë modeste 900 euro, na sollën tek kontejnerët prapa ish-Rilindjes, në disa zyre me llamarinë e teneqe dhe ishte e pamundur të punohet”, ka thënë Salihu.

Pavarësisht kushteve në të cilat punuan, Salihu thotë së ky institut bëri 7 hulumtime që lidheshin me vrasjet, shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, si dhe hapi 7 ekspozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat