Ambasadori Hovenier zbulon a ka fuqi ekzekutive Draft-statuti i Asociacionit

Aktuale

Ambasadori Hovenier zbulon a ka fuqi ekzekutive Draft-statuti i Asociacionit

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 10:19 Përditësuar në ora: 12:44 më 09.11.2023
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier

​Hovenier: Kushtetuesja do ta thotë fjalën e fundit për draft-statutin për Asociacionin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier deklaroi se draft-statuti për Asociacionin përmbush kriteret që i parasheh ShBA-ja.

Megjithatë, theksoi që fjalën e fundit për këtë do ta thotë Gjykata Kushtetuese. Ai para mediave të hënën u shpreh se histeria rreth kushtetutshmërisë është e gabuar dhe se këto interpretime po bëhen nga persona të cilët nuk e kanë parë këtë propozim.

Hovenier u shpreh se draft-statuti euroamerikan i prezantuar për Asociacionin është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Hovenier: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën

“Statuti është prezantuar nga Bashkimi Evropian, por edhe me Shtetet e Bashkuara prezente dhe është konsideruar nga Bashkimi Evropian, dhe Shtetet e Bashkuara e kanë përgatitur atë në një mënyrë që respekton plotësisht Kushtetutën e Kosovës. Dhe, më lejoni të ju kujtoj qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara se si duhet të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Këtë e kemi thënë shumë herë, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës, nuk duhet të kërkohen ndryshime kushtetuese, duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të ketë autoritete ekzekutive, nuk duhet të jetë një shtresë shtesë e qeverisë. Ai duhet të jetë në përputhje me pikëpamjet që kemi paraqitur në artikullin tonë të janarit nga Këshilli i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari ynë special për Ballkanin dhe Zëvendësekretari, Gabriel Escobar”, deklaroi ai.

Tutje, ambasadori Jeffrey Hovenier shtoi se këto kritere përmbushen në draftin e prezantuar javë më parë. Sipas tij, fjalën e fundit në lidhje me këtë propozim duhet ta jap vetë Gjykata Kushtetuese.

Hovenier: Drafti që i është ofruar qeverisë përmbush kriteret

“Ne besojmë se ky draft-statut që i është ofruar Qeverisë së Kosovës i përmbush të gjitha ato kritere, i plotëson ato kritere. Pra, ne besojmë se është shkruar në një mënyrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Por, në të vërtetë ekziston një subjekt që në fund mund të marrë vendimin nëse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës apo jo, dhe kjo është Gjykata Kushtetuese. Dhe, siç tha kryeministri Kurti të premten në Kuvend, një nga dispozitat e këtij draft-statuti është që ai të shkojë në Gjykatën Kushtetuese që ta bëjë atë shqyrtim dhe ta bëjë atë përcaktim para se të hyjë në fuqi. Pra, mendoj se shumë nga këto pyetje dhe komente dhe thuajse ‘histeria’ rreth kushtetutshmërisë së saj duken të gabuara për ne, sepse është bërë një punë e kujdesshme në hartimin e statutit dhe dispozitave në fuqi për të siguruar që i vetmi organ në Kosovë që në fakt ka aftësinë dhe autoritetin për të përcaktuar kushtetutshmërinë e saj është Gjykata Kushtetuese, ajo do të ketë mundësi ta bëjë këtë para se të hyjë në fuqi”, shtoi ai para gazetarëve.

Sa i përket publikimit të këtij propozimi euroamerikan, Hovenier deklaroi se nuk ka asgjë sekrete por ka të bëjë me negociata diplomatike.

Hovenier: Nuk ka asgjë të fshehtë këtu, por negociatat diplomatike bëhen në mënyrë diskrete

“Më lejoni të filloj me pyetjen e fundit, të ashtuquajturën fshehtësi. Nuk ka asgjë të fshehtë këtu, por negociatat diplomatike dhe angazhimet e ndjeshme nga komuniteti ndërkombëtar me qeveritë shpesh bëhen në mënyrë diskrete sepse kushtet në atë mënyrë janë më të përshtatshme për të arritur në të vërtetë në mirëkuptime të përbashkëta dhe për të avancuar gjërat, dhe qoftë nëse ishin marrëveshje dhe dialog, qoftë marrëveshjet në Rambuje, marrëveshjet e Ahtisarit, shumë gjëra të ndryshme, ka raste kur publiku bëhet i vetëdijshëm për gjërat, ka raste kur shkëmbimet diplomatike konfidenciale shkojnë përpara dhe mbrapa ndërsa zvogëloni dallimet dhe bëni gjëra. Pra, nuk mendoj se dikush prej nesh duhet të kërkoj falje për biseda konfidenciale apo diskrete me Qeverinë e Kosovës për një çështje shumë të ndjeshme. Në një kohë të përshtatshme, jam i sigurt se publiku do të ketë aftësinë për të vlerësuar draft-statutin. Ajo kohë do të përcaktohet nga një kombinim i qeverisë dhe Miroslav Lajçakut në mënyrë të përshtatshme”, deklaroi ai.

Sipas tij, qeveria nuk ka arsye që të mos ecë përpara me këtë draft-statut të Asociacionit.

Hovenier: Ka një urgjencë, ka një dëshirë për të parë të lëvizë shpejt

“Në vetë afatin kohor, nëse lexoni deklaratën e lëshuar nga kancelarja gjermane, presidenti i Francës, kryeministri i Italisë, dhe më lejoni të ndalem për të thënë se sa e jashtëzakonshme është që këta tre liderë shumë të lartë evropianë po përfshihen drejtpërdrejt në këtë proces për të ndihmuar Kosovën të ecë përpara në rrugën e saj evropiane dhe euroatlantike dhe për të normalizuar marrëdhëniet e saj me Serbinë në të mirë të të dy vendeve, por në veçanti të popullit të Kosovës. Ata përdorin fjalë si ‘urgjente, sa më shpejt të jetë e mundur’, fjalë të tilla. Pra, ka një urgjencë, ka një dëshirë për ta parë të lëvizë shpejt dhe kjo është pjesë e bisedës sonë me qeverinë tani. Nuk ka asnjë arsye që Qeveria e Kosovës të mos ecë përpara me këtë draft-statut. Kryeministri e pranoi gatishmërinë e tij për ta pranuar atë në tërësi vetëm disa javë më parë”, potencoi ai të enjten.

Për më tepër, ai tha se “është argëtuar me numrin e njerëzve që po interpretojnë një draft-statut që nuk e kanë parë”.

Hovenier: Jam argëtuar me numrin e njerëzve që po interpretojnë një draft-statut që nuk e kanë parë

“Jam argëtuar me numrin e njerëzve që po interpretojnë një draft-statut që nuk e kanë parë. Ky është një truk mjaft mbresëlënës. Dhe në fund të fundit, ata që nuk e kanë parë statutin ndoshta nuk kanë shumë arsye për të qenë në gjendje të shprehin mendimin rreth draft-statutit. Mund të them vetëm atë që thashë më parë, Shtetet e Bashkuara besojnë fuqishëm se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me kushtetutën aktuale të Kosovës, duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të jetë një shtresë shtesë e qeverisë, nuk duhet të ketë ndonjë autoritet ekzekutiv. Pra, nuk e kuptoj se si keni autonomi në ato rrethana. Nuk ka autonomi. Dhe ne besojmë fuqimisht se ky draft statut që i është paraqitur Qeverisë së Kosovës është në përputhje me ato kritere që i kam parashtruar”, përfundoi ambasadori Jeffrey Hovenier.

Propozimi i këtij drafti i është bërë kryeministrit Albin Kurti më 21 tetor nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Hovenier: Habitem me ata që s’e kanë parë dhe po e komentojnë draft-statutin e Asociacionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i habitur me numrin e njerëzve që po e komentojnë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe që ende nuk e kanë parë atë.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se ky draft-statut nuk ngërthen në vete një autonomi apo kompetenca ekzekutive, raporton Klan Kosova.

“Së pari jam abuzuar nga numri i njerëzve që po e interpretojnë draft-statutin që nuk e kanë parë. Ky është një trik shumë mbresëlënës. Në fund të ditës ata që nuk e kanë parë, nuk kanë shumë bazë për të folur rreth tij”, ka thënë Hovenier.

“ShBA-ja beson fuqishëm që Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të ketë ndonjë autoritet ekzekutiv. Unë nuk e shoh se si keni një autonomi në këto rrethana. Ne besojmë se ky draft-statut është në përputhje me këto kritere që unë i përmenda”, ka shtuar ambasadori amerikan.

Në fund ai sërish ka theksuar se është Gjykata Kushtetuese ajo që në fund mund ta bëjë vlerësimin e plotë të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe para se ai të hyjë në fuqi.

Hovenier tregon kur publikohet draft-statuti i Asociacionit

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, tha se draft-statuti i Asociacionit do të publikohet në një kohë të përshtatshme.

Sipas tij, nuk ka asgjë sekrete “por negociata diplomatike, angazhime sensitive nga kmouniteti ndërkombëtar”.

Madje ai shtoi se nuk ka arsye për Qeverinë e Kosovës që të mos shkojë përpara me këtë draft-statut.

“Ka kohë kur do të informohet publiku. Nuk duhet të ketë kërkim falje për biseda diskrete dhe konfidenciale nga qeveria e Kosovës në një çështje shumë sensitive”.

“Në një kohë të përshtatshme, jam i sigurt që publiku do ta ketë draft-statutin, kjo kohë do të jetë e determinuar nga një kombinim i qeverive dhe Miroslav Lajçak”.

Hovenier: Draft-statuti i Asociacionit s’ka fuqi ekzekutive, të shqyrtohet nga Kushtetuesja

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Hovenier tha se draft-statuti i Asociacionit që diplomatët euro-amerikanë ia kanë prezantuar kryeministrit Albin Kurti duhet ta respektojë plotësisht Kushtetutën e Kosovës

Madje sipas tij, qëndrimi i ShBA-së është që Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën.

““Draft-statuti është prezantuar nga Bashkimi Evropian me prezentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është konsideruar që është në respektim të plotë më Kushtetutën e Kosovës. Qëndrimi ynë është që duhet të jetë konsistent me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të kërkohet ndryshmi i Kushtetutës, nuk do të ketë autoritet ekzekutiv. Ne besojmë se ky draft-statut i përmbush të gjitha këto kritere. Si e tha Kurti të premten, një pikë duhet të shkojë në Gjykatë që të merret vendimi”.

“Nuk ka asgjë sekrete sepse dokumentet e ndjeshme janë të bëra në fshehtësi sepse kjo mundëson marrëveshje dhe gjuhë të përbashkët, ka kohë kur publiku njoftohet jo.  Në një kohë të përshtatshme publiku mund ta shohë”.

“… nëse e lexoni deklaratën e vendeve të BE-së, Franca, Gjermania dhe Italia, ata përdorin gjuhë si urgjente, pra ka një urgjencë, nuk ka arsye pse nuk duhet Qeveria të vazhdojë tutje me këtë draft”.

“Kryeministri e ka pranuar. Është trik impresim të flasin ata që nuk e kanë parë draftin. Duhet të formohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, entiteti që mund të vlerësojë këtë është Gjykata Kushtetuese dhe siç ka thënë kryeministri ka një klauzolë që e mundëson një gjë të tillë”.

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar “pakrahasimisht më të avancuar” draftin për Asociacionin të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sesa marrëveshjet e mëhershme. Megjithatë, ka shtuar se kjo s’do të thotë që Kosova është e kënaqur me përmbajtjen e draftit.

Hovenier thërret konferencë për media për draftin e Asociacionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, do të flasë sot në një konferencë për media në orën 10:20 mbi draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Njoftimi për konferencë ka ardhur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

“Ambasadori sot në ora 10:20 para Ambasadës Amerikane do t’u drejtohet mediave dhe do të flasë për kushtetutshmërinë e draft-statutit të MAS-së”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar “pakrahasimisht më të avancuar” draftin për Asociacionin të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sesa marrëveshjet e mëhershme. Megjithatë, ka shtuar se kjo s’do të thotë që Kosova është e kënaqur me përmbajtjen e draftit.

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka thënë se për Kosovën tash është me rëndësi që të ecet drejt zbatimit të obligimit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kjo do të jetë një hap i madh përpara. Formimin e Asociacionit ajo e ka lidhur me aspiratat e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat