Gjenden eshtra në Prekaz, dyshohet të jenë nga Lista e të Zhdukurve

Aktuale

Gjenden eshtra në Prekaz, dyshohet të jenë nga Lista e të Zhdukurve

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 10:57
Prekaz

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se ka hasur në mbetje mortore/eshtra, potencialisht të personave të zhdukur, në Prekaz të Skenderajt.

“Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj.

Pas disa orë gërmimeve, ekipet ka hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtra) të viktimave që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur”.

“Gërmimet po vazhdojnë ende dhe në do t’iu njoftojmë pas rezultateve të ADN-së për identifikimet e mundshme të këtyre trupave”, ka thënë KQPZh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat