Rama dhe Kurti në Forumin e Paqes në Paris/ Berisha: Kërkesat e kryeministrit shqiptar janë të qëlluara

Aktuale

Rama dhe Kurti në Forumin e Paqes në Paris/ Berisha: Kërkesat e kryeministrit shqiptar janë të qëlluara

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 16:48
Hisen Berisha

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij në Kosovë, Albin Kurti, do të jenë pjesëmarrës të premten në Forumin e Paqes që organizohet në kryeqytetin francez, Paris, ku do të diskutojnë së bashku me shumë krerë shtetesh të tjera për luftën në Gaza.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka komentuar këtë pjesëmarrje të dy kryeministrave, duke theksuar se kushtet që ka kërkuar Rama në Konferencën e Paqes janë të qëlluara.

Sakaq, ai ka deklaruar se bota në përgjithësi është e interesuar të ketë një paqe në Lindjen e Mesme.

“Bota në përgjithësi është e interesuar të ketë një paqe në Lindjen e Mesme, aq më tepër në aspektin gjeostrategjik nuk do të ishte e mençur as e qëlluar, që të ketë vatra krize të tjera, derisa po vazhdon lufta në Ukrainë dhe derisa ambiciet agresive të Rusisë nuk kanë heshtur. Prandaj, nuk ka qene aspak strategjike, por siç e dini dhe ju ka qene një sulm i dënueshëm me armë raketore i grupit Hamas ndaj ambientit, objekteve dhe popullësisë civile në Telaviv. Besoj që edhe këto kushte që ka ofruar kryeministri shqiptar për Konferencën e Paqes janë të qëlluara, mirëpo ju i dini qendrimet e Izraelit. Agresiviteti i tij ka ardhur si rezultat i sulmit në vendbanimet civile, që nga prizmi ushtarak, tani më nuk është më konvencionale përparimi i luftës etj. Fillon me ndonjë sulm të befasishëm, mirëpo ai sulm duhet të fshijë objekte strategjike të rëndësisë së veçantë, siç janë komandat, shtabet, ndonjë ministri specifike e mbrojtjes, aeroportet, por jo të goditet në objektet civile, sepse të gjitha luftërat vijnë si rezultat i politikave të gabuara ose mosrespektimit të standardeve. Edhe ajo çfarë ndodhi është e dënueshme, prandaj dhe kërkesa e Izraelit ka qene liro pengjet”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat