Kryeziu për Asociacionin: Kemi krijuar një “gogol”, është dashur të themelohet më herët

Aktuale

Kryeziu për Asociacionin: Kemi krijuar një “gogol”, është dashur të themelohet më herët

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 18:39
Kadri Kryeziu

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është dashur të themelohet më herët.

Sipas Kryeziut, duke e kritikuar aq shumë Asociacionin gjatë viteve dhe pa i precizuar gjërat, është krijuar një “gogol”.

“Unë e konsideroj që është dashur të kryhet më herët, por për shkak se ka pasur rezistencë demokratike prej partive politike… dhe do të thotë është dashur më herët t’i precizojmë gjërat dhe tash e kemi krijuar një ‘gogol’…”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu ka thënë se themelimi i Asociacionit në të ardhmen, Kosovës do t’i sjellë zhvillime demokratike dhe integrim në organizatat euroatlantike.

“Tash jemi duke u marrë vetëm me këtë problem, po, është një problem që në të ardhmen do të sjellë zhvillim demokratik Kosovës dhe integrim të padiskutueshëm, sidomos në partneritetin për paqe në NATO”, ka shtuar Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat