Mazreku: Me pesë milionë euro mund të sigurohen policët

Aktuale

Mazreku: Me pesë milionë euro mund të sigurohen policët

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 19:23
Policia e Kosovës

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, BKS, Sami Mazreku, tha se me pesë milionë euro mund të sigurohen Policët e Kosovës.

Mazreku tha se për këtë çështje industria e sigurimeve është e gatshme të diskutojë me institucionet e Kosovës që polica e Kosovës të kenë sigurime shëndetësore.

Mazreku bëri me dije se ky është viti i 4 që industria e sigurimeve afaron me fitim.

Sigurimi i veturave në Raportin e Progresit është cilësuar pozitive dhe për këtë Mazreku tha se sfide për Byronë mbetet liberalizimi i Polisave të Sigurimeve.

“Nëse i referohemi kërkesave për liberalizim të tregut është një proces që ka filluar kohë më par dhe se ende është në proces, mirëpo e gjithë kjo varet nga objektivat që i ka Banka Qendrore e Kosovës. Çështja e automjeteve të pargjestruara është një çështje e ndjeshme dhe pas implementimit të stikersave gjatë regjistrimit të veturave e me këtë janë pastruar veturat vjetra nga Databaza”, tha Mazreku.

Ai ka thënë se pas pastrimit të këtyre veturave kërkesat për dëmshpërblime janë më të vogla, ku shkaktarë janë veturat e paregjistruara.

“Për këtë çështje që është përmendur në Raportin e Progresit një meritë të madhe e ka Agjencia e Regjistrimit Civil në krye me drejtorin e saj i cili ka marrë veprime konkrete. Krejt kjo ka ardhur falë një bashkëpunimi ndërinstitucional ose një marrëveshje mes Ministrisë së Infrastrukturës , BQK-së dhe Byroisë së Sigurimeve që tani e tutje ky proces po ec në rrugën e mbarë”, ka thënë Mazreku.

Rreth problematikës së Kartonit të Gjelbërt, ai tha se ato që na janë kërkuar nga Brukseli rreth kësaj çështje tashmë janë bërë.

“Këshilli i Byrosë na ka konfirmuar që i kemi kry shumicën e punëve që duhen bërë porse kjo lidhet edhe me çështje politike e që lidhet konkretisht me anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha Mazreku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat