Krasniqi e LDK-së: Raporti i fundit për vendin tregon një realitet të hidhur

Aktuale

Krasniqi e LDK-së: Raporti i fundit për vendin tregon një realitet të hidhur

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 19:47
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka thënë se raporti i fundit i Progresit për Kosovën po tregon një realitet të hidhur. Ajo ka thënë se qeveria dështuar në përmbushjen e premtimeve të dhëna.

Krasniqi ka radhitur disa nga të gjeturat e raportit që nuk vendosin mirë Kosovën.

“Në fushën e luftës kundër korrupsionit, funksionimit të gjyqësorit, dhe luftës kundër krimit të organizuar, është theksuar se edhe pse ka pasur përpjekje, nuk janë arritur rezultate të dëshiruara, që nënkupton dështimin e kësaj qeverie”, shkruan Krasniqi.

Gjithashtu, ajo ka përmendur dështimin në reformën në administratë publike dhe gjithashtu për punën e Kuvendit.

Krasniqi ka nënvizuar edhe lirinë e medias si një prej problemeve të evidentuara në këtë raport.

Postimi i plotë:

📄📌Raporti i fundit për vendin tregon një realitet të hidhur.
Në vend që të shohim përparim dhe zhvillim, ne përballemi me një rënie të thellë. Ekonomia jonë është në rënie, papunësia është në nivele të larta, dhe standardi i jetës së qytetarëve tanë po bie.
Qeveria aktuale ka dështuar në të përmbushë premtimet e saj. Ata kanë braktisur qëllimet e tyre për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe kanë harruar se janë zgjedhur për të shërbyer popullin. Në vend që të punojnë për të zgjidhur problemet dhe për të ndihmuar në rritjen e vendit tonë, ata janë përqendruar në interesat e tyre personale dhe të ngushta.
Këtë e konstaton edhe Raporti për vendin për vitin 2023, i cili ka nxjerrur në sipërfaqe një të vërtetë të hidhur, që partia në pushtet përmes aparatit propagandues ka manipuluar vazhdimisht qyetarët e vendit, për zhvillim dhe avancim, ndërkohë që sipas konstatimeve të këtij Raporti situata e vendit është e ndërlikuar. Raporti vë në dukje se “përparim i kufizuar” është arritur në disa aspekte kyçe:
🔴Në fushën e luftës kundër korrupsionit, funksionimit të gjyqësorit, dhe luftës kundër krimit të organizuar, është theksuar se edhe pse ka pasur përpjekje, nuk janë arritur rezultate të dëshiruara, që nënkupton dështimin e kësaj qeverie.⚖️
🔴Raporti shënon se administrata publike nuk është reformuar, dhe nuk është arritur asnjë përparim në këtë fushë.
🔴Ani se partia në pushtet ka shumicën e numrave, Raporti ka identifikuar se është bërë pengimi i punës së Kuvendit të Kosovës si pasojë e mungesës së kuorumit. Pra, mazhoranca ka bllokuar punën e Kuvendit.
🔴Në fushën e lirisë së mediave, raporti përmend sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, problemet me financim të mediave që i bën ato të ndjeshme ndaj ndikimeve të interesave politike. Ndërkohë që qeveria vazhdimisht e ka shpërfillur këtë situatë, duke e injoruar punën e mediave, për me keq në disa raste edhe ka nxitur gjuhë fyese e denigruese ndaj gazetarëve.
🔴Këto konstatime tregojnë se Kosova po ballafaqohet me sfida dhe ngecje të shumta në rrugën e saj drejt reformave dhe përparimit, dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që të merren masa të menjëhershme për të adresuar këto çështje dhe për të ndihmuar në përmirësimin e gjendjes në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat