Hoti: Ndërkombëtarët ta rrisin presionin mbi Serbinë për personat e pagjetur

Aktuale

Hoti: Ndërkombëtarët ta rrisin presionin mbi Serbinë për personat e pagjetur

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 19:55
Andin Hoti

Kryesuesi i Komisionit për Persona të Pagjetur, Andin Hoti thotë që Bashkimi Evropian duhet t’i bëjë presion Serbisë që të jap informacione për lokacionet me varreza masive.

“Është Bashkimi Evropian, janë shtetet tona mike, janë partnerët tonë ndërkombëtarë që duhet të rrisin presionin dhe unë e kam thënë disa herë presionin ta kthejnë në kushtëzim në mënyrë që Serbia të jap këto informacione që ne po i kërkojmë për të vetmen arsye që është humanitet”, tha ai.

Ai thotë që zbardhja e fatit të pagjeturve nuk lidhet me Qeverinë e Kosovës, por direkt me Serbinë.

Hoti, deklaron se nuk e kanë asnjë pengesë politike nga Qeveria Kurti sa i përket personave të pagjetur.

“E kam thënë disa herë që nuk kemi, nuk kemi me pas asnjë lloj pengese politike në fushën e zbardhjes së fatit për persona të zhdukur. Nuk kam menduar ndonjëherë se Qeveritë e Kosovës nuk po bëjnë kurgjo në raport me fatin e personave të zhdukur, sepse fati i personave të zhdukur fatkeqësisht lidhet me Serbinë, dhe nuk lidhet me Qeveritë e Republikës së Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat