Oficeri i FSK-së shpërblehet me medaljen e argjendtë në një garë në Kroaci

Aktuale

Oficeri i FSK-së shpërblehet me medaljen e argjendtë në një garë në Kroaci

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 09:36
Foto e postuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)

Nëntoger Emir Vllasa ishte pjesëmarrës nga Kosova në garën, Military Crossfit competition “Virbus Unitis 2023”, që është mbajtur në Kroaci.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se gara ishte individuale dhe e ndarë në kategori në bazë të moshës dhe gjinisë.

Oficeri Vllasa në kategorinë 35-40 vjeç, ka arritur të grumbulloi pikë dhe të radhitet në vendin e dytë, po ashtu të shpërblehet me “Medaljen e argjendtë”.

Kjo garë ishte sfiduese ku pjesëmarrës ishin njësi të ndryshme të sektorit të sigurisë, ushtarakë, policë, njësi speciale intervenuse, forca detare, zjarrfikës, gardian e të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat