Osmani: Llupa vëzhguese për gra është e papastër, ajo për burra jo

Aktuale

Osmani: Llupa vëzhguese për gra është e papastër, ajo për burra jo

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 20:00
Vjosa Osmani

"Gratë në jetën publike “monitorohen” me më shumë rreptësi se burrat".

Kështu thotë presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, e cila adreson nevojën emergjente për të luftuar këto paragjykime, pasi llupa me të cilën vëzhgohen të parat janë më të ndyta se ato që përdoren për të dytët.

“Në raport me gratë, shpeshherë ajo llupë është shumë e papastër nuk është e kthjelltë dhe nuk shikohesh përmes një llupe që e tregon realitetin por ndërmjet një llupe me plotë paragjykime të cilat e përcjellin këtë jetën sfiduese publike që ekziston për gratë”, deklaroi ajo për emisionin “Prijmë” në Klan Kosova, teksa potencoi domosdonë e krijimit të një shoqërie ku ka barazi për gra e burra.

Në intervistë, ajo u bëri thirrje të gjitha vajzave e grave që të mos i marrin personalisht sfidat e llupave të papastra e paragjykuese, pasi kështu mund të dekurajohen nga aspiratat e tyre.

“Detyra jonë është të hapim rrugën për brezat e ardhshëm, duke hequr gjembat që pengojnë rrugën e tyre. Nuk duhet të lejojmë askënd të pengojë rrugëtimin tonë kolektiv drejt barazisë gjinore”, tha Osmani.

Emisioni “Prijmë” është një projekt i përbashkët i Klan Kosova dhe NDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat