Sulmi fizik në Stan Terg, vjen reagimi nga Bordi i Trepçës!

Aktuale

Sulmi fizik në Stan Terg, vjen reagimi nga Bordi i Trepçës!

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Bordi i Trepçës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se kanë dënuar ashpër sulmin fizik ndaj Bahri Karaça.

Sipas tyre, sjelljet e tilla nuk përkojnë me punëtorin tonë dhe me vlerat, vizionin e misionin që në aspirojmë ti ndërtojm në ndërmarrjen Trepca Sh.A.

Ndërsa është bërë e ditur se të premtën mbikëqyrësi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Trepca Sh.A ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme për të diskutuar këtë veprim dhe për të shprehur indinjaten tonë për këtë akt të ulët në ambientet e punës.

Postimi i plotë:

Lajmi i trishtë për sulmin ndaj ushtruesit të detyres se Udhëheqësit të Njësisë Biznesore Minierat me Flotacion Trepça Stan Terg, z. Bahri Karaça, me datën 10/11/2023 Bordin Mbikëqyrës i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Trepca Sh.A ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme për të diskutuar këtë veprim dhe për të shprehur indinjaten tonë për këtë akt të ulët në ambientet e punës.

I gjithë Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i urojmë shëndet dhe kthim sa më parë të z.Karaça në vendin e punës si dhe bashkëndjejmë me familjen e tij për këto ditë sfiduese.

Ne,  Bordi i Drejtoreve dhe Menaxhmenti dënojmë ashpër sulmin fizik ndaj z.Karaça dhe mirëpresim ndërmarrjen e masave të shpejta nga organet e rendit për këtë veprim. Sjelljet e tilla nuk përkojnë me punëtorin tonë dhe me vlerat, vizionin e misionin që në aspirojmë ti ndërtojm në ndërmarrjen Trepca Sh.A, e aq më pak kur sjelljet e tilla kryhen në vendet e punës.

Siguria dhe mirëqenia e punonjësve të Trepçës janë prioriteti ynë kryesor. Ne qëndrojmë të bashkuar kundër çdo forme dhune apo dëmi që u shkaktohet punonjësve tonë dhe ju sigurojmë që jemi shumë të përkushtuar të punojmë me zell për të eliminuar akte të tilla nga vendi ynë i punës dhe për të nxitur një mjedis që mbështet parimet e respektit, bashkëpunimit dhe profesionalizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat