Molliqaj: Zajednica e themeluar nga rezoluta 1244, do ta ketë presidentin dhe dy drejtorë – Kurti postier i saj

Aktuale

Molliqaj: Zajednica e themeluar nga rezoluta 1244, do ta ketë presidentin dhe dy drejtorë – Kurti postier i saj

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 12:19
Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, thotë se Asociacioni do të jetë akt i njëanshëm i Kosovës, pasi për themelimin e tij referencë është rezoluta 1244.

“Statusi i Kosovës vazhdon të mbetet edhe në marrëveshjen bazë i ndryshëm për palët dhe Kosova ka pranuar thotë, po e marr, palët pajtohen se kanë qëndrim të ndryshëm për statusin e Kosovës dhe kemi marrëveshjen bazë. Çka e dimë ne, Serbia thotë se Kosova është pjesë e jona, na ka edhe në Kushtetutë, Kosova thotë ne jemi të pavarur. Tani, kjo ka degraduar edhe më shumë sepse një akt i cili do të jetë akt i brendshëm i Kosovës, ajo është dakorduar në Bruksel, po ai do të jetë akt i njëanshëm i Kosovës, për themelimin e tij referencë e ka 1244-shin, sipas publikimit që na doli në media. Prandaj, kjo po i bie që Asociacioni nuk e njeh Kosovën. Kosova thotë që e njeh, ne po e themelojmë, ndërsa Asociacioni mund të thirret se nuk na njeh, pasi është themeluar nga 1244-shi. Ajo është cilën pjesë po e merr ti, Serbia merr çka të dojë, Asociacioni merr çka të dojë, ne e dimë çka do të bëjë presidentja me Asociacionin, do të thotë se ne i referohemi 1244-shit dhe jemi themeluar në bazë të tij”, thotë ai.

Molliqaj në një intervistë me Astrit Gashin, ai e rikthekson se Asociacioni është autonomi dhe gjëja më e rëndësishme është që me të kemi menaxhim tani dhe jo siç kemi pasur mbikëqyrje.

“Ajo është autonomi, për këtë nuk e di më a duhet me i thënë Zajednicë apo direkt autonomi, se nëse është Asociacioni niveli pak më i ulët i kompetencave, Zajednica pak më shumë, tash kemi autonomi. Nuk dihet a do t’i themi Zajednicë apo autonomi, po doket se formalisht Zajednicë, jo ne por për Serbinë është Zajednicë, për neve bashkësi, që do të thotë s’janë të barasvlefshme në aspektin politik. Por, gjëja e rëndësishme që ka tejkaluar tash është menaxhimi, përpara e kemi pasur termin mbikëqyrje, tash kemi menaxhim, i cili është term qeverisës, edhe shëndetësia dhe arsimi, niveli parësor, dytësor dhe tretësor që quhet në ligjin që quhet në ligjin për shëndetësi publike në Republikën e Kosovës, tash do t’i meanxhojë Asociacioni. Krejt sistemi shëndetësor që e menaxhon Arben Vitia…kanë qenë nën mbikëqyrje, tani janë menaxhim dhe kanë qenë niveli i parë dhe dytë, tani është edhe i treti”, potencon ai.

Kreu i PSD-së shton se për pesë vetë, Asociacioni do ta ketë presidentin dhe dy drejtorë, derisa është e ndarë me të dhe arsimi e shëndetësia dhe dy ministrat Vitia e Nagavci s’kanë kompetenca mbi të.

“Ajo çka e pamë te drafti i Ramës, e që duket se është pjesa kryesore edhe e draftit tjetër, megjithatë mbetet për t’u parë, kemi një dallim cilësor sepse krejt institucionet që Serbia i ka në arsim dhe në shëndetësi, e që i ka në të gjitha nivelet, me financa, me planprograme, me rregulla, me krejt ato, tani ato i menaxhon Asociacioni, pra e kemi Arben Vitinë që menaxhon me shëndetësi në krejt Kosovën, përjashto veriun dhe Asociacionin, dhe e kemi Arbërie Nagavcin, në arsim dhe do të kemi presidentin e Asociacionit me dy drejtorë të dy drejtorive që menaxhojnë në të gjitha nivelet shkëputurazi, ndarazi Kosovës, të paktën për pesë vjet, derisa të ketë marrëveshje tjetër”, vlerëson Molliqaj.

Sipas tij, me Kushtetutë këto janë marrje të kompetencave dhe sipas saj nuk lejohet kjo, edhe nëse thonë ndërkombëtarët.

“Nuk është e vërtetë, nuk i kanë pasur këto kompetenca komunat dhe dallimi është që Gjykata Kushtetuese e ka përkthyer nga anglisht në shqip dhe ka thënë që kjo është marrje e kompetencave që ia bëjmë komunave. Me Kushtetutë të Kosovës nuk lejohet kjo punë. Edhe nëse thonë ndërkombëtarët një gjë të tillë, është antikushtetuese. S’kemi vendim për këtë punë”.

Si çështje shtesë ai e sheh buxhetin, që thotë se është rregulluar qysh tani, derisa shton se Kurti është vetëm një postier i Asociacionit.

“Çka është shtesë është çështja e buxhetit, në radhë të parë buxheti qysh tash është rregulluar aty që pas disa negocimeve që mund t’i ketë Qeveria me presidentin dhe asamblenë e Asociacionit, çështja shkon në Gjykatë Kushtetuese dhe ajo është arbitri që e vendosë buxhetin, pra, ti nuk ke ingirenca mbi të. Në anën tjetër, ka tendencë të shitet fakti që nismat për ndryshime e statutin e Asociacionit të shkojnë në Gjykatë Kushtetuese, shkojnë përmes kryeministrit dhe nismat legjislative që mund t’i nisë Asociacioni e që s’i ka pasur më herët e që i çon kryeministri në parlament, është në fakt më mirë kjo, na e ka bërë kryeministrin postier të Asociacionit, se nuk ka ingirenca që mund t’i ndalë, veç këtë që me i dërgu, edhe thotë që nuk janë në përputhje me qëndrimin e Qeverisë, pra e kemi veç postier”, deklaron Dardan Molliqaj.

Por, sipas tij, Kurtit i shkon emri Albin Zajednica, që thotë se kjo e fundit do t’ia sigurojë jetëgjatësinë atij në pushtet.

“Mendoj që emri më së shumti i takon Albin Kurtit është Albin Zajednica dhe ky është regjimi i Zajednicës dhe kjo jo veç për faktin që po e sjell Zajednicën, por duke e sjellë atë ky do të marrë më shumë liri nga faktori ndërkombëtar, për të pasur më shumë shtypje ose regjim në Kosovë, e siguron jetëgjatësinë në pushtet”, thotë Molliqaj i PSD-.së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat