Kurti takohet me Ndihmës-sekretarin O’Brien, zbardhen detaje nga diskutimet

Aktuale

Kurti takohet me Ndihmës-sekretarin O’Brien, zbardhen detaje nga diskutimet

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 15:55
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, gjatë qëndrimit në Paris.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se O’Brien ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.

“Diskutuam progresin e shpejtë ekonomik e demokratik të Kosovës, të njohur gjerësisht edhe nga organizatat ndërkombëtare, dhe përsërita përkushtimin tonë për anëtarësim në BE e NATO si objektivat tona kryesore strategjike.” – ka shkruar kreu i pari i qeverisë së Kosovës.

Kujtojmë se, ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James C. O’Brien do të udhëtojë për në Paris, Francë dhe Bruksel, Belgjikë, nga 9 deri më 14 nëntor 2023.

Në komunikatë u bë e ditur se në Paris do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris e ku do të takohet për herë të parë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat