Përfundon seanca e sotme ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Halitjaha vazhdon dëshminë të enjten

Aktuale

Përfundon seanca e sotme ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Halitjaha vazhdon dëshminë të enjten

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 07:26 Përditësuar në ora: 07:22 më 13.11.2023
Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi në Hagë

Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Sipas njoftimit, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të rifillojë sot në orën 09:45 të mëngjesit ku edhe pritet të vazhdon dëshmia e dëshmitarit të Prokurorisë.

Ndryshe dëshmitari i mbrojtur W04444, i cili pretendohet se është arrestuar dhe keqtrajtuar nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë periudhës përkatëse, është dëshmitari i 35-të i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.

Sot pritet vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur W04444.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë janë paraparë të mbahen katër seanca,.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat