PSD-ja përleshet me Policinë, vendoset para Qeverisë flamuri i “cunguar” i Kosovës

Aktuale

PSD-ja përleshet me Policinë, vendoset para Qeverisë flamuri i “cunguar” i Kosovës

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 11:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Partie Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë.

Duke vendosur flamuj me hartën e “cunguar” të Kosovës duke paraqitur komuna që pritet të jenë pjesë e Asociacionit.

Ata kanë ndërruar flamujt e shtetit të Kosovës me një flamur i cili në hartën e Kosovës ka të theksuara me ngjyrë të bardhë pjesët që sipas tyre i përfshin Asociacioni

Flamujt që aktivistët i hoqën, policia tentoi t’i marrë, mirëpo ata nuk ua dhanë duke u përleshur me Policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat