Kryeziu: Kryetarët në veri të japin dorëheqje, ta lëshojnë rrugën për zgjedhje demokratike

Aktuale

Kryeziu: Kryetarët në veri të japin dorëheqje, ta lëshojnë rrugën për zgjedhje demokratike

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 18:40
Kadri Kryeziu

Zgjedhjet në veri janë planifikuar të mbahen në bazë të udhëzimit administrative për largimin e kryetarëve aktual.

Lidhur me këtë çështje ka një mendim ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.

Ai tha se kjo metodë është humbje kohe dhe nuk ja vlen.

Sipas Kryeziut, kryetarët aktual duhet të japin dorëheqje.

“Ajo është humbje kohe për nxjerrjen e një akti i cili nuk ja vlen, ata për me ardh deri tek zgjedhjet, kryetarët e komunave duhet më sfiduar vetën me dhënë dorëheqje edhe lëshon rrugë për zgjedhjet demokratike komunale.  Nëse nuk dhënë dorëheqje duhet me pritë deri të përfundon mandate”, ka përfunduar Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat