Kryeziu: Draft-statuti i publikuar në media, është në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi

Aktuale

Kryeziu: Draft-statuti i publikuar në media, është në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 18:49
Kadri Kryeziu

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka reaguar pas publikimit të një draft-statuti të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Ai në një intervistë ka thënë se draft-statuti i publikuar është në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Kryeziu tha se përmbledhja e katër drafteve paraprake është draft-statuti i ri.

“Ky draft-statut është një përmbledhje e drafteve që kanë qenë paraprakisht që kanë qenë katër drafte të cilat me këto janë marr shkolla të larta juridike franceze, gjermane deri diku angleze e amerikane edhe ky shqiptar i joni është akumulimi i të gjitha drafteve të cilin e konsideroj që është në përputhshmëri me normat pozitive, juridike të Kosovës respektivisht me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai ka shtuar se nuk ka ndonjë vërejtje për ta trajtuar Gjykata Kushtetuese këtë draft.

“Nuk ka ndonjë vërejtje në aspektin të cilin do të trajtojë Gjykata Kushtetuese se në përputhshmëri është më të gjitha aktet normative të Kosovës, respektivisht me ligjin për vetëqeverisje lokale, bashkëpunimin ndërkomunal dhe me konventa ndërkombëtare për pakicat kombëtare”, tregoi Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat