Brukseli s’e komenton, Prishtina thotë se drafti për Asociacionin publikuar nga Ramadani është i vërtetë

Aktuale

Brukseli s’e komenton, Prishtina thotë se drafti për Asociacionin publikuar nga Ramadani është i vërtetë

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Draft-statuti i quajtur evropian, publikuar të shtunën nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, rezulton të jetë i vërteti.

Kështu mëson ekskluzivisht klani, nga burimet e saj të larta nga Prishtina zyrtare.

Ani se origjinaliteti i këtij dokumenti ku përmendet edhe Asociacioni, nuk është mohuar as nga BE-ja, zëdhënësi i saj Peter Stano, nuk e ka komentuar një gjë të tillë.

”Nuk shoh asnjë arsye për të komentuar ndonjë gjë që ai mund të pretendojë apo publikojë”, tha Stano siç citonte Euractiv, kur u pyet për dokumentin e Burim Ramadanit.

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka publikuar të shtunën një dokument duke iu referuar si draft-statuti evropian për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ramadani, ka thënë se Kosova duhet të fitojë diçka të madhe si parakusht për zbatim të këtij dokumenti.

”Sidoqoftë, nëse ky dokument do të mund të ndryshohet – vështirë të thuhet, por ajo që besoj unë është që Kosova duhet të fitojë diçka seriozisht të madhe si parakusht për zbatim të këtij dokumenti”, ka thënë Ramadani.

”Sepse, ky Draft-Statut është shumë i gjerë dhe i thellë. Serioz në kompetencat që ia atribuon Asociacionit, por mbi të gjitha shumë serioz në mundësinë që ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës. Dhe kjo sidomos në arsim dhe shëndetësi, kujdes social, në financim dhe donacione, e të ngjashme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat