Kryeziu: Draft-statuti i Asociacionit është brumë i 2013-tes dhe ka elemente të 2015-tës

Aktuale

Kryeziu: Draft-statuti i Asociacionit është brumë i 2013-tes dhe ka elemente të 2015-tës

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 20:11
Kadri Kryeziu

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka folur lidhur me kryetemën e këtyrë ditëve,  Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas Kryeziut, draft-statuti i publikuar është brumë i 2013 dhe ka disa elemente të 2015-tës.

“Ky draft-statut i Asociacionit është brumi i 2013, 6 dispozita të 2013 janë vendosur këtu, nuk ka lëvizë, ka elemente edhe të 2015 e cila është modifikuar dhe e konsideroj që është modifikuar dhe unë e konsideroj se është perfekt në këtë drejtim”, tha ai.

Ish-gjyqtari Kryeziu ka treguar se çka nënkupton rezoluta 1244 për Kosovën.

“Rezoluta 1244 nënkupton se segmentin e sigurisë e ka NATO e cila është prezentë në Kosovë dhe vendi ynë quhet një shtet sovran me sovranitet të butë”, është shprehur Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat