Vokrri: Leposaviqi në fillim i ngjante më shumë një kazerme ushtarake sesa një institucioni civil

Aktuale

Vokrri: Leposaviqi në fillim i ngjante më shumë një kazerme ushtarake sesa një institucioni civil

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 20:39
Arbër Vokrri

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri duke folur për administrimin e komunave veriore të vendit, tha se nuk ka qenë e lehtë në fillim që të binden qytetarët e asaj pjese të pranojnë që të punojnë dhe të marrin shërbime në institucionet komunale.

Kjo pasi sipas Vokrrit, Komuna e Leposaviqit në fillim i ka ngjarë më shumë një kazerme ushtarake sesa një institucioni civil.

“Nuk ka qenë e lehtë në fillim që të binden njerëzit, sidomos po flas për komunën e Leposaviqit. Keni parasysh Leposaviqi në fillim i ngjante më shumë një kazerme ushtarake, sesa një institucioni civil. Nuk ka qenë lehtë që të binden qytetarët serbë të pranojnë për të punuar në atë institucion dhe ti ftojnë edhe të tjerët që të punojnë, e mandej më tutje të tjerët që të marrin shërbime. Dhe është dashur një negociim politik për t’i bindur”, tha ai.

Derisa theksoi se negocimi politik është bërë me ata të cilët sipas tij, kanë treguar  gatishmëri për ta marrë përsipër  qoftë rrezikun për jetë.

“Është negociu me ata që kanë treguar gatishmëri për ta marrë përsipër rrezikun, qoftë rrezikun për jetë, në mënyrë që ta bëjmë rithemelimin e këtyre komunave dhe t’i funksionalizojmë sa të jetë e mundu.  Unë këtu më duhet ta veçoj një nga këta persona ose faktorë politik, është zëvendësministri, Radoica Radomiroviq zv. ministri për Komunitete dhe Kthim. Pra në ministrinë të cilin e udhëheq Nenad Rashiq, i cili i ka bërë hapat e parë në drejtim me rekomandim të kryetarit të Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi”, shtoi Vokrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat