Selmanaj: Me pranimin e draftit të Asociacionit, Kurti e ka vë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit të Kosovës

Aktuale

Selmanaj: Me pranimin e draftit të Asociacionit, Kurti e ka vë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit të Kosovës

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 21:39
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka deklaruar se me pranimin e draft statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kryeministri Albin Kurti, e ka vë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit të Kosovës.

Sipas Selmanajt, Kurti ka pranuar “ide të rrezikshme” që siç tha ai, kanë referencë Rezolutën 1244 të Pakos së Ahtiisarit.

“Fatkeqësisht me këtë dokument kryeministri Kurti ka pranu ide të rrezikshme dhe referenca teje të rrezikshme për shtetin e Kosovës. Madje madje duke e vë në pikëpyetje edhe vet ekzistencën e vet shtetit të Kosovës. Sepse kur ti provon të rregullosh sistemin tënd politik të brendshëm duke pasë referencë 1244, të qet në një sferë krejtësisht tjetër dhe me shumë pikëpyetje”, tha deputeti i LDK-së.

Tutje Selmanaj theksoi se draft statuti i Asociacionit i propozuar nga Bashkimi Evropian, e të cilin sipas tij, Kurti e ka pranuar, nuk përmendet rëndësia që ka pasë referenca për Gjykatën Kushtetuese,

“Këtu referencë askund nuk e ka marrëveshjen e parimeve të vitit 2015. Ajo e ka pasë referencë Gjykatën Kushtetuese dhe për herë të parë në njëfarë forme kemi pasë pranim të shtetit të Serbisë, të institucionit më të lartë kushtetues në Kosovë, Gjykatën Kushtetuese. Që në fakt Gjykatat Kushtetuese janë atribut i shteteve sovrane dhe Serbia e ka pranu këtë. Po në këtë marrëveshje tash ose në këtë draft statut askund nuk përmendet për referencë ose them rëndësia që ka pasë edhe referenca për Gjykatën Kushtetuese, por edhe opinionin që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese për marrëveshjen e parimeve të vitit 2015”, tha Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat