Krasniqi: Hashim Thaçi nuk ka dashur ta zbatojë Asociacionin, e ka zhvlerësuar dhe shtyrë me dy lëvizje

Aktuale

Krasniqi: Hashim Thaçi nuk ka dashur ta zbatojë Asociacionin, e ka zhvlerësuar dhe shtyrë me dy lëvizje

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 23:57
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se nga gjendja e sotme e Draft-Statutit formon autonomi serbe në Kosovë.

Ai ka theksuar tutje se me gjasë për atë arsye, Thaçi bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, si eksponentët më të fortë të politikës çlirimtare-nacionale, u eliminuan nga skena e nga vendimmarrja politike.

Sipas tij, nëse nuk reziston, karakteri unitar i shtetit tonë ndryshon pakthyeshëm, realisht Kosova bosnizohet, ndërsa në perspektivë historike, përgjegjësia do t’i faturohej LVV-së dhe Kurtit, ndoshta deri në nivel të akuzës për tradhti.

“Të shohim çfarë do të bëjë tash Kurti me pataten e nxehtë të Asociacionit-autonomisë së serbëve. Kurti ka problem të madh, sepse nuk mund të llogaritë në projekte alternative, (si shkëmbimi) e as në ndonjë lëvizje kundërshtuese të fortë të opozitës, meqë fitorja e tij me 50% e ka lënë vendin pa opozitë të fortë. Tash për tash, Kurti po e refuzon zbatimin e Asociacionit me çështjen e nënshkrimit të marrëveshjes bazë. Moralisht ka të drejtë. Por, a do t’ia dalë të rezistojë deri në fund, përballë gjithë atij presioni abnormal? Kjo thjesht nuk mund të parashihet”, ka pohuar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat