Hidhen dyshime të forta pas publikimit të draft-statutit nga ish-shefi i AKI-së, Bytyçi vjen me deklaratë të fortë - ja çka i kërkon Kurtit!

Aktuale

Hidhen dyshime të forta pas publikimit të draft-statutit nga ish-shefi i AKI-së, Bytyçi vjen me deklaratë të fortë - ja çka i kërkon Kurtit!

Nga: A.M. Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 08:06
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ditë më parë, ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, publikoi draftin e plotë të Bashkimit Evropian për Asociacionin, në versionin origjinal dhe të përkthyer në gjuhën shqipe.

Ramadani ka thënë se ky draft është shumë i gjerë dhe i thellë.

Ai shtoi se “Kosova duhet të fitojë diçka seriozisht të madhe si parakusht për zbatim të këtij dokumenti”.

“Serioz në kompetencat që ia atribuon Asociacionit, por mbi të gjitha shumë serioz në mundësinë që ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës.

Dhe kjo sidomos në arsim dhe shëndetësi, kujdes social, në financim dhe donacione, e të ngjashme”, ka shkruar ai.

E këtë draft-statut të publikuar nga Ramadani, e komentoi profesori Enver Bytyçi në një postim në Facebook.

Së pari, duke u bazuar mbi atë se çfarë ka parë në draftin e ish-shefit të AKI-së, profesori tha se dukej qe të gjitha gjërat ishin kërkuar nga Vuçiqi.

Krahas kësaj, Bytyçi përmendi edhe disa pika të diskutueshme, derisa u shpreh se në rast se ky draft është i vërtet, Kurti të tërhiqet nga deklaratat se është i “gatshëm ta nënshkruajë atë”.

“Ka edhe shumë pika të tjera të diskutueshme. Gjithnjë nëse projekti i publikuar është ai që ka publikuar ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani. Nëse ky projekt i publikuar është vërtet ai për të cilin zoti Kurti ka rënë dakord, unë personalisht e përgëzoj zotin Ramadani, sepse po i bën një shërbim të mirë Kosovës. Dhe në këtë rast zoti Kurti duhet të rezervohet në deklaratat se "është i gatshëm ta nënshkruajë atë"!

Një asosacion ose bashkësi, quajeni si të doni, i cili e kthen veriun e Kosovës juridikisht në kushtet e para pavarësisë, nuk mundet dhe nuk duhet pranuar!” – shkroi ndër të tjera Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ish shefi i AKI-së në Kosovë ka publikuar projektin e asaj që quhet bashkësia e komunave me shumicë serbe, pra projektin e asosacionit, dhe thotë se sipas këtij projekti bordi është organ ekzekutiv. Duke lexuar atë çfarë ka publikuar Ramadani duket qartë se është përdorur gjuha e kërkuar nga presidenti i Serbisë. Institucionet e shtetit quhen autoritete qendrore. Ka një koordinator me "autoritetet qendrore", thuhet në projekt dhe kjo bën që asosacioni të ketë një status të pavarur ose të barabartë me institucionet e shtetit.

Më tej akoma! Projekti parashikon që kjo bashkësi të mbajë e krijojë lidhje me jashtë. Sikur të ishte një institucion shtetëror. Ka të drejtë të marrë fonde nga jashtë, madje edhe për të ndërtuar banesa për pjestarët e komunitetit serb në Kosovë.

Ndërkaq, sipas një publikimi nga profesor Enver Hasani, në projekt bëhet si referencë themelimi Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, e cila pas datës 17 shkurt 2008 duhej të ishte tejkaluar, përjashtuar kompetencave të KFOR-it për siigurinë dhe mbrojtjen e integritetit territorial.

Ka edhe shumë pika të tjera të diskutueshme. Gjithnjë nëse projekti i publikuar është ai që ka publikuar ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani. Nëse ky projekt i publikuar është vërtet ai për të cilin zoti Kurti ka rënë dakord, unë personalisht e përgëzoj zotin Ramadani, sepse po i bën një shërbim të mirë Kosovës. Dhe në këtë rast zoti Kurti duhet të rezervohet në deklaratat se "është i gatshëm ta nënshkruajë atë"!

Një asosacion ose bashkësi, quajeni si të doni, i cili e kthen veriun e Kosovës juridikisht në kushtet e para pavarësisë, nuk mundet dhe nuk duhet pranuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat