Ndërrohet zëvendëskomandanti i KFOR-it

Aktuale

Ndërrohet zëvendëskomandanti i KFOR-it

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 13:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Në kampin "Film City" në Prishtinë është organizuar ceremonia e ndërrimit të komandës së zëvendëskomandantit të KFOR-it, mes Jozsef Szpisjak dhe Federico Bernacca.

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash tha se Jozsef Szpisjak ka shërbyer me nder në NATO dhe se ka bërë hapa të mëdhenj në përmbushjen e mandatit të KFOR-it në Kosovë.

“E di që ky vit ka qenë sfidues. Megjithatë, ju keni bërë hapa dhe përparim të jashtëzakonshëm për të ndihmuar në përmbushjen e mandatit të KFOR-it, duke ofruar asgjë tjetër veçse më të mirën partnerëve tanë të vendit nikoqir të Kosovës. Ju keni përmendur shpesh se qëllimi juaj ishte ta përmirësoni misionin tuaj. Nga sa kam vërejtur, ju po e lini KFOR-in dhe NATO-n në një pozitë shumë më të mirë. Në vitin e kaluar fushat tuaja të fokusit ishin: Menaxhimi i Hapësirës Ajrore të Kosovës, mbikëqyrja e Mbrojtjes së Forcave, Ekipet e Ndërlidhjes dhe Monitorimit (LMTs'), si dhe Grupi Mbështetës i Shtabit dhe Kampin Novo Selo. Për më tepër, ju keni përfaqësuar komandantin e KFOR-it në takimin e Komandantëve Ekzekutiv të Kosovës dhe keni pasur lidhje me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës", tha ai.

Tutje, ka përmendur edhe disa nga arritjet e ish-zëvendëskomandatit.

"Në partneritet të ngushtë me drejtorin e Policisë së Kosovës, keni udhëhequr pjesën e KFOR-it në iniciativën kolektive për rritjen e bashkëpunimit dhe dialogut transparent. Për menaxhimin e hapësirës ajrore. Ju siguruat rihapjen e linjave ajrore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duke rezultuar në fluturime më të shkurtra dhe më efektive brenda dhe jashtë. Gjithashtu, ju përfunduat me sukses negociatat për Rregulloren e Sistemit të Avionëve pa pilot të KFOR-it, duke garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e të gjitha aktiviteteve ajrore, për të përfshirë rritjen enorme të fluturimeve me dronë", shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat