Limaj për Osmanin e Konjufcën: Gjynah, këta veç për fjalime janë të mirë

Aktuale

Limaj për Osmanin e Konjufcën: Gjynah, këta veç për fjalime janë të mirë

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 18:24
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj i ka quajtur “gjynah” presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Limaj tha në Frontal se Osmani po bën vetëm “shëtitje” dhe po “shet mend”.

“Këta për fjalime janë të mirë, jo për diçka tjetër”, tha Limaj.

Ai foli edhe për Konjufcën.

“Për gjynah… Tha ‘e kam lexu draftin sipërfaqësisht, ama brenda Kushteutës’. Ky jurist nuk është..”, tha Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat