Kurti zbulon se çka përfiton Kosova nga marrëveshja me Serbinë, të cilën e ka pranuar

Aktuale

Kurti zbulon se çka përfiton Kosova nga marrëveshja me Serbinë, të cilën e ka pranuar

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 21:00 Përditësuar në ora: 21:11 më 14.11.2023
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Kurti zbulon se çka përfiton Kosova nga marrëveshja me Serbinë, të cilën e ka pranuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nga marrëveshja bazike, Kosova përfiton njohjen de facto nga ana e Serbisë, por kjo e fundit sipas tij, nuk po e zbaton dhe po e shkelë atë.

“Marrëveshja bazike është njohje de facto. Problemi është që Serbia nuk po e zbaton dhe po e shkelë. Marrëveshja bazike është njohje de facto. Ajo duhet respektuar dhe duhet zbatuar. Në vend që të respektohet dhe të zbatohet, Serbia as s’po e zbaton edhe po e shkelë. Nuk më përket e vetëm mua të flas si palë në anën tjetër të tryezës, i përket ndërmjetësve që ta thonë këtë gjë hapur”, tha Kurti.

Ai kritikoi ndërmjetësuesit se nuk po e ndëshkojnë Serbinë për shkelje të marrëveshjes.

“Nëse marrëveshja është valide, e pa tjetër që është valide, atëherë pala e cila e shkelë do të duhej ta dëgjonte vërshëllimën e arbitrit, referit që nuk guxon të vazhdohet me dhunim të marrëveshjes siç po bën presidenti i Serbisë, qoftë atëherë kur votoi me 24 prill kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës apo edhe atëherë kur po bënë sulme terroriste e kriminale e që i sponsoron sikurse në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator”, tha Kurti, në një intervistë për ATV.

Ai thotë se mos nënshkrimi i kësaj marrëveshje është keqpërdorur nga Beogradi.

“Unë kam insistuar në nënshkrim për shkak se pikërisht, mos nënshkrimi është keqpërdorur nga Beogradi. Ne kemi marrëveshje dhe ajo është pjesë e konkluzioneve të mbledhjeve të Këshillit Evropian, mirëpo Serbia edhe po e shkelë edhe nuk po e zbaton. Nënshkrimi është ai i cili praktikisht i anulon shkeljet e më hershme dhe parandalon shkelje të reja. Kjo është arsyeja pse unë kam insistuar, përveç faktit që me 9 shtator të vitit të kaluar, kur ma kanë sjellë draftin e parë të marrëveshjes bazike, gjithmonë është folur se në fund bëhet fjalë për një normalizim midis palëve kontraktuese që merren vesh me nënshkrimin që japin. Pra unë kam pranuar të nënshkruaj, mirëpo nënshkrimi është pranim dhe është garancion për zbatim”, tha Kurti.

Kurti tregoi se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i propozuar nga pesëshja e emisarëve ndërkombëtarë, është  më i avancuar se ai i viteve 2013 e 2015.

“Me datën 21 tetor erdhi pesëshja e emisarëve, e cila erdhi për draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe aty me 24 tetor, unë ua dërgova vërejtjet për atë draft statut. Është e çartë se ai draft statut është pakrahasimisht më i avancuar se siç kanë qenë në 2013 e 2015. Këtu janë çështjet e përmbajtjes, por unë do të thosha që kryesorja është se ky draft statut fillon me atë se në çfarë shteti ndodh kjo gjë. Pra, së pari kemi një pranim të thelbit dhe të kornizës e që është shteti demokratik, Republika e Pavarur e Kosovës dhe në anën tjetër, megjithatë, unë kam dërguar vërejtjet, komentet, kritikat e mia për këtë draft me datën 24 tetor, me qenë se natyrisht nuk është një draft i cili do të shkruhej prej meje saktësisht asisoj”, tha ai.

Kurti thotë që dallimi kryesor tij është korniza, që sipas kryeministrit, është themeli se ku ky draft beson që do të zbatohet.

“Për këtë arsye, edhe unë kam thënë se është i pakrahasueshëm me të tjerët, që përafroheshin në Bruksel në vitin 2013 dhe 2015 dhe ku në fakt nuk kishte barazi midis palëve”, tha ai.

Thotë se ka qëndrim racional për shtesat e rrezikshmërisë, Kurti: NJSI do t’i ketë 150 euro në muaj dhe nuk është pak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vendimin e Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Ai tha se qëndrimi i tij është racional dhe se shtesat që do t’i marrin pjesëtarët e Policisë së Kosovës, nuk janë pak.

“Unë do t’i takoj po sa të kthehem, do të thotë këtë javë që vjen dhe kjo 150 euro është. deri vonë kemi pasur pagën minimale për personat nën 35 vjeç 130 euro, për ata mbi 35 vjeç i kemi pasur 170 euro. Kjo është shtesë e rrezikshmërisë dhe rrezikshmërinë ne do ta zvogëlojmë jo veç me shtesa, por me pajisje gjithnjë e më moderne për pjesëtarët e Njësisë Speciale Internuese për të cilët unë jam shumë mirënjohës për kontributin që japin, por zgjidhja duhet të jetë racionale në Kosovë dhe nëse e shikoni me e krahasu me bruto produktin vendor për kokë banori, është mbi vendet e Evropës Perëndimore”, tha Kurti, në një intervistë për ATV.

Njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, i njohur si FIT dy javë më parë ka protestuar para Qeverisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj propozimit të Qeverisë së Kosovës për shtesat e rrezikshmërisë.

Përfaqësuesi i FIT-it gjatë protestës theksoi se pakënaqësitë e tyre nuk datojnë nga sot, por janë më shumë se 10 vjet.

“Jemi njësi elite e Policisë së Kosovës. Pakënaqësitë tona nuk datojnë nga sot, por më shumë se 10 vite kemi marr premtime e asnjëra nuk është realizuar. Tek Ligji i pagave edhe pse kemi kërkuar ndryshim para nëntë muajsh, kërkesat tona nuk janë realizuar”, ka thënë përfaqësuesi i FIT-it.

Ai po ashtu kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të marr parasysh kërkesat e tyre.

Kurti: Unë në opozitë i kam votuar 374 nga 377 marrëveshje ndërkombëtare, tani opozita nga 10 s’po e voton asnjë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se mos votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e opozitës po shkon në dëm të qytetarëve.

Ai tha se në kohën sa ishte në opozitë për rreth një dekadë, kishte votuar 374 nga 377 marrëveshje ndërkombëtare.

“Janë 10 marrëveshje ndërkombëtare të bllokuara në Kuvendin e Republikës. Deri vonë kanë qenë 360 milionë euro, tash janë 380 milionë euro, sepse është edhe kjo marrëveshja me Bankën Botërore për kredi 20 milionë euro për digjitalizim, pra 380 milionë euro, 10 marrëveshje ndërkombëtare janë të bllokuara dhe mos përgjigjet në pyetjet parlamentare nuk janë shkaku për pasoja.

Kur kam qenë në opozitë për gati një dekadë, unë i kam votuar 374 nga 377 marrëveshje ndërkombëtare. Vetëm tri nuk i kam votuar, që i bie më pak se një për qind. Ndërkaq tash 10 marrëveshje, nuk e votojnë asnjërën dhe ato mjete ngelen të bllokuara që është keq për qytetarët”, tha Kurti.

Kurti për draft statutin e Asociacionit: Është pakrahasimisht më i avancuar se siç ka qenë në vitin 2013 e 2015

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë pas përfundimit të Forumit të Paqes në Paris, tregoi se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i propozura nga pesëshja e emisarëve ndërkombëtarë, është siç thotë ai, “pakrahasimisht më i avancuar se siç kanë qenë në 2013 e 2015”.

“Me datën 21 tetor erdhi pesëshja e emisarëve, e cila erdhi për draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe aty me 24 tetor, unë ua dërgova vërejtjet për atë draft statut. Është e çartë se ai draft statut është pakrahasimisht më i avancuar se siç kanë qenë në 2013 e 2015. Këtu janë çështjet e përmbajtjes, por unë do të thosha që kryesorja është se ky draft statut fillon me atë se në çfarë shteti ndodh kjo gjë. Pra, së pari kemi një pranim të thelbit dhe të kornizës e që është shteti demokratik, Republika e Pavarur e Kosovës dhe në anën tjetër, megjithatë, unë kam dërguar vërejtjet, komentet, kritikat e mia për këtë draft me datën 24 tetor, me qenë se natyrisht nuk është një draft i cili do të shkruhej prej meje saktësisht asisoj”, tha ai.

Kurti thotë që dallimi kryesor tij është korniza, që sipas kryeministrit, është themeli se ku ky draft beson që do të zbatohet.

“Për këtë arsye, edhe unë kam thënë se është i pakrahasueshëm me të tjerët, që përafroheshin në Bruksel në vitin 2013 dhe 2015 dhe ku në fakt nuk kishte barazi midis palëve”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat