Çitaku i reagon Kurtit: S’ka pasur statut as në 2013-ën e as në 2015-ën

Aktuale

Çitaku i reagon Kurtit: S’ka pasur statut as në 2013-ën e as në 2015-ën

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 21:29
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka quajtur qesharake përpjekjet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për justifikimin e pranimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Çitaku këtë e ka deklaruar me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa ka shtuar se as në 2013-ën e as në 2015-ën s’ka pasur statut për Asociacionint.

“Qesharake këto pëpjekjet e Kryeministrit për të justifikuar pranimin e Asociacionit.  Kryeministër, as në 2013 e as 2015 NUK ka pasur STATUT për asociacionin”, ka shkruar ajo.

“Statutin e sollët ju. E tash, publikojeni nëse na qenka aq i mirë. Pak transparencë”, përfundon postimi i saj.

Deklaratat e saj vijnë në ditën kur në një intervistë të dhënë për ATV-në, kryeministri Kurti tha se draft-statuti është më i avancuar në krahasim me atë të 2013’ës dhe atë të 2015’ës.

“Me datën 21 tetor erdhi pesëshja e emisarëve, e cila erdhi për draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dhe aty me 24 tetor, unë ua dërgova vërejtjet për atë draft statut. Është e çartë se ai draft statut është pakrahasimisht më i avancuar se siç kanë qenë në 2013 e 2015. Këtu janë çështjet e përmbajtjes, por unë do të thosha që kryesorja është se ky draft statut fillon me atë se në çfarë shteti ndodh kjo gjë”, deklaroi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat