Shkullaku: Kurti ka ardhur në pushtet kundër Zajednicës, nënshkrimi është tradhti ndaj votuesit

Aktuale

Shkullaku: Kurti ka ardhur në pushtet kundër Zajednicës, nënshkrimi është tradhti ndaj votuesit

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 22:01
Armand Shkullaku

Opinionisti Armand Shkullaku vlerëson se kryeministri Albin Kurti para se ta nënshkruaj marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe do të kërkojë votëbesim nga elektorati.

Sipas Shkullakut, Kurti ka ardhur në pushtet duke u thirrur pikërisht në mospranimin e këtij Asociacioni.

“Ai (Albin Kurti) ka ardhur kundër Zajednicës, tash ai s’mund të nënshkruajë zbatim dhe krijim të Zajednicës, pa marrë votëbesim nga elektorati”, ka thënë Shkullaku i ftuar në Rubikon.

“Kurti ka një kontratë me elektoratin e tij, dhe në pikat kryesor ka qenë kundër Zajednicës, ai nuk mund të nënshkruajë zbatim të Zajednicës pa marrë okej nga ata që e kanë votuar, se është tradhti ndaj atyre që e kanë votuar”.

“Do të dali në fushatë dhe do të kërkoj legjitimit elektoratit për të firmosur diçka që ka qenë kundër dhe 51 për qind e kosovarëve e kanë votuar Albin Kurtin se ka qenë kundër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat