Ramabaja e quan “bebe” zyrtaren e PSD-së, pason përplasja e ashpër

Aktuale

Ramabaja e quan “bebe” zyrtaren e PSD-së, pason përplasja e ashpër

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 22:23
Natyra Kuçi dhe Sadri Ramabaja

Natyra Kuçi e PSD-së deklaroi se analisti Sadri Ramabaja e ka quajtur “bebe”, gjatë kohës sa panelistët e tjerë po flisnin në debat.

Teksa po diskutohej për draft-statutin për Asociacionin, Natyra Kuçi mori fjalën dhe tha: “Në momentin që ishin t’u folë (panelistët), Ramabaja ma bojke mo mole beba nihere”.

Analisti Ramabaja nuk e mohoi deklaratën e saj, por tha: “Po de se fole diçka keq, s’e ke lexu the hiç (draft-statutin)”

Natyra Kuçi: “Ramabaja është ky burri që kur i prishet terezia pak me fakte lëshohet në ofendime, beba nihere”.

Sadri Ramabaja: “Ti the s’e ke lexu (draft-statutin), unë e kam lexu jo një herë po tri herë. Nëse thua diçka të tillë praktikisht del si foshnje”.

Natyra Kuçi: “T’i ki nevojë për ndihmë profesionale”.

Sadri Ramabaja:“Jo t’i ke nevoje met çu në Shtime”.

Natyra Kuçi: “T’i mua nuk mundesh mem thanë bebe..Shtimja nuk është kurgjë e keqe, njerëzit shkojnë atje, nuk bëjne propagandë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat