“Marre më kish ardhë me pranu Zajednicën” – Kapen keq Ramabaja e Kuçi në studio

Aktuale

“Marre më kish ardhë me pranu Zajednicën” – Kapen keq Ramabaja e Kuçi në studio

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 22:31
Natyra Kuçi dhe Sadri Ramabaja

Në një emision televiziv të martën është diskutuar për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ky diskutim shkaktoi debat në mes Natyra Kuçit të PSD-së dhe Sadri Ramabajës, analist.

Kuçi i tha Ramabajës se “marre më kish ardhë me pranu Zajednicën”.

Më pas teksa Kuçi po e kritikonte draftin që thotë ta ketë pranuar kryeministri Albin Kurti, Kuçi thotë se “është një lloj kolonalizimi”.

”Nëse Asociacioni i ka pikat e veta edhe në ato pika vendosë serbët që janë 100 mijë, Ky është kolonalizim. Mere shembullin e Izraelit dhe Palestinës. Ky është kolonalizim, është në rregull serbët me u kthy ku e kanë pasur shtëpinë, por jo brenda kufijve të  Asociacionit”, ka thënë Kuçi.

Por Ramabaja e akuzoi më pas Kuçin për “gjuhë fashiste”.

“Këtë propagandë leja të djathtëve, ti po flet si fashiste. Po thu ka me na kolonalizu, kjo është gjuha e alarmit”, tha Ramabaja.

“Ti je fashist, e militant”, ia ktheu Kuçi.

“Ju ka bë sëmundje Kurti”, tha Ramabaja.

”Cila pjesë është fashisë, unë nuk e di a jë shumë i padijshëm apo edhe militant, apo se ka pa draftin apo nuk e dinë rrezikun”, ia ktheu Kuçi – Ramabajës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat