Gazetari sfidon Krasniqin: Kur do të bëhet koalicioni me Albin Kurtin - Ja si përgjigjet ai

Aktuale

Gazetari sfidon Krasniqin: Kur do të bëhet koalicioni me Albin Kurtin - Ja si përgjigjet ai

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 23:25
Memli Krasniqi

Gjatë emisionit “Politiko”, gazetari Kushtrim Sadiku, e ka pyetur kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin se a po bëhet gati PDK-ja që të bashkëqeverisë me Albin Kurtin?

Krasniqi është përgjigjur se absolutisht, jo. “Nuk e di kah të erdhi kjo pyetje, as si thashetheme se kom dëgju, aq shumë ka dallime mes neve saqë një bashkëqeverisje e tillë do të ishte e dëmshme për vendin”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi tha që PDK-ja po bëhet gati për t’i fituar zgjedhjet.

Ai ka thënë se qeverisja lokale e PDK-së është shembull dhe se kryetarët e komunave që vijnë nga PDK-ja  janë më të mirët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat