“Kurti e shet më mirë Asociacionin se shkëmbimin e kufijve, iu ka dashur një konflikt për ta rritur elektoralisht”

Aktuale

“Kurti e shet më mirë Asociacionin se shkëmbimin e kufijve, iu ka dashur një konflikt për ta rritur elektoralisht”

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 23:25
Natyra Kuçi

Natyra Kuçi nga Partias Socialdemokrate (PSD), ka thënë se kryeministrit Albin Kurti i është dashur një konflikt për ta rritur elektoralisht.

Ajo e ka përshkruar Kurtin si një lider siç thotë ajo “populist” dhe “autoritar”, që sipas saj “marrëveshjet do t’i shes më mirë”.

”Kurti si një lider populist dhe autoritar këtë mundet me shit më mirë sesa ripërcaktimi i kufijve,  nëse ripërcaktimi i kujfijve kishte me qenë zgjidhja e tij aty ish pa hartë më  e zvogëlune, nuk kish mujt me shit në këtë mënyrë. Kryeministrit i ka vy një konflikt që e rrit elektoralisht”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se “Kurtit i duhet një konflikt i tillë për ta mbajtur gjatë në pushtet”.

“E kemi arbitrazhin që ka me vendosë, vetëm këtu me u ndalë. Nëse jemi ne palë të barabarta me serbët dhe pala evropiane apo i bjen që nuk jemi shtet që menaxhojmë me pakica, por jemi një prej këtyre palëve. Ne po ia japim Serbisë një fuqi në Kosovë që ka me i shtu apetitet me i rrit konfliktet dhe ne kemi me jetu në një konflikt që ka me mbajt Kurtin në pushtet edhe shumë gjatë”, ka thënë Kuçi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat