Mustafa tregon se sipas rregullores së LDK-së, kandidat për kryetar të kësaj partie mund të jenë vetëm delegatët aktual

Aktuale

Mustafa tregon se sipas rregullores së LDK-së, kandidat për kryetar të kësaj partie mund të jenë vetëm delegatët aktual

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 23:28
Besian Mustafa

Besian Mustafa, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka folur për konventën në këtë parti.

“Të dielën kemi pjesën e parë, Kuvendi i LDK-së, të dielën zgjidhet kryetari për 4 vitet e ardhshme. Rregullorja në LDK e njeh kandidatin për kryetar vetëm atë ditë kur mbahet kuvendi. Në bazë të rregullores zgjedhore, atë ditë të drejtë kandidimi kanë vetëm delegatët aktualë”, u shpreh Mustafa.

Mustafa, ka shprehur besimin se kryetari aktual Lumir Abdixhiku meriton të jetë sërish në këtë pozitë edhe për 4 vitet e ardhshme, “që të zbatojë plotësisht vizionin e tij për LDK-në”.

Në rast se do të ketë kandidatura tjera në LDK, përfshirë atë të Faton Bislimit i cili nuk është delegat i LDK-së, Mustafa thotë se partia do ta trajtojë çështjen.

“Dua të besoj që Bislimi ka një vizion ndryshe. Por e drejta për të kandiduar për kryetar të LDK-së është vetëm për delegatët. Ka rregullore që i zgjidh këto çështje”, u shpreh ai.

Mustafa ka thënë po ashtu, “se në konventë do të lejohen të futen vetëm delegatët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat