Sadri Ramabaja i reagon Blerta Deliut, ia përmend nënën

Aktuale

Sadri Ramabaja i reagon Blerta Deliut, ia përmend nënën

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 00:12
Sadri Ramabaja

Natyra Kuçi e PSD-së deklaroi se analisti Sadri Ramabaja e ka quajtur “bebe”, gjatë kohës sa panelistët e tjerë po flisnin.

Teksa Kuçi po tregonte për këtë rast, ndër të tjera Ramabaja i tha “shko në Shtime”.

Ka qenë deputetja e PDK-së e cila reagoi në profilin e saj në Facebook, duke iu drejtuar Ramabajës “shko ti në Shtime”.

"Është e pabesueshme gjuha me të cilën Sadri Ramabaja iu drejtua Natyra Kuçit. E papranueshme! Kjo gjuhë denigruese dhe fyese nuk guxon të lejohet në një televizion me frekuenca nacionale. Sabri, me këtë sjellje, është e qartë se vetëm ti ke nevojë me vizitu psikiatrinë”, ka shkruar deputetja Deliu ndër të tjera.

Reagimin e saj, e ka lexuar drejtpërdrejt në studio autori i “Pressing”. Pasi, Ramabaja e dëgjoi reagimin e deputetes Deliu, ai tha: “Ajo e ka nanën mjeke dhe recetat ja shkruan asaj më mirë nëna”.

Ndërkohë, Natyra Kuçi e falëndëroi deputeten për reagimin e bërë: “Blerta Deliut faleminderit për solidaritetin, por unë nuk fyhem prej Ramabajës. Kam qejf me bë debat politik, por nuk fyhem”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat