Tomë Gashi për Asociacionin: Mëkatet e qeveritarëve tjerë, Kurti nuk mundet me i la

Aktuale

Tomë Gashi për Asociacionin: Mëkatet e qeveritarëve tjerë, Kurti nuk mundet me i la

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 19:35
Tomë Gashi

“Dhe meqenëse se ato mëkatet e viti 2013 dhe 2015 që të tjerët e kanë nënshkruar Asociacion, Albin Kurti nuk po mundet me i heq, sepse janë bërë obligime ndërkombëtare”.

I sigurt deklaroi kështu avokati, Tomë Gashi, gjersa po përgjigjej në pyetjen se a do ta implementojë kryeministri, Albin Kurti, Asociacionin, draftin e të cilit para pak ditësh ishte i gatshëm ta nënshkruajë, në udhëtimin tij të fundit, në Bruksel.

Gashi shtoi se “lojë shumë të mirë diplomatike” është duke bërë Kurti në dialog dhe, nuk është si qeveritarët e kaluar.

“Unë besoj që duke pasur parasysh këtë situatë, nuk do të kemi Asociacion në këtë formën që po propozohet, por, loja diplomatike shumë e mirë e Albin Kurtit që po thotë, nënshkruaj ti të gjitha në pako, jo do të thotë me marr vetëm diçka që po kërkon Serbia, po Serbia nuk po e don as këtë draft të Asociacionin. Ajo po thotë diçka që është nënshkruar, e nënshkrim në dyja anët me qeveritarët e mëhershëm i ka vetëm ato i nënshkru, këto nuk i nënshkru fare dhe nuk do t’i nënshkruaj”, ka thënë Gashi.

E, draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i publikuar nga ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, nuk ka kompetenca ekzekutive ka theksuar avokati, Gashi.

Avokati Gashi këtë e argumentoi duke thënë se “nuk po shoh asnjë kompetencë ekzekutive” dhe se nuk beson se dikush mund të gjejë diçka në kundërshtim me ligjet e Kosovës në draft-statutin e publikuar nga Ramadni “përveç se dikush mundet me spekulu”.

“Edhe nëse ky është drafti final, që i është dhënë kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq, prapë kush e lexon prej nenit të parë deri te neni i fundit nuk është ai Asociacioni me kompetenca ekzekutive. Dhe gjithçka është në kuadër të administratës së pushtetit lokal.

Për shkak se unë nuk po shoh këtu asnjë kompetencë ekzekutive.

“Ky draft të jetë final prapë do të jetë në kuadër të pushtetit tonë. Dmth të administratës lokale të Republikës së Kosovës. Dhe për vetet këtë çdo përkufizim ka të bëjë më çështjet e pushtetit qendror tonë edhe me pushtetit dhe të drejtat që i kanë komunat. Nuk besoj se dikush mundet me gjet përveç se mundet me spekulu, prej nenit të parë deri në nenin e fundit që ka diçka në kundërshtim me ligjet tona. Për ti ikur çdo keqkuptim dhe dyshimi ky draft-statut ose ai i ardhshmi qe do të vjen do të shkojë në Gjykatën e Kushtetuese dhe pa e dhënë miratimin apo bekim ne mujna me shkru drafte, me i publiku”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat