Kush i solli dhe nga cila komunë erdhën 56 arkivolet për familjen Jashari, rrëfehet Murtezaj

Aktuale

Kush i solli dhe nga cila komunë erdhën 56 arkivolet për familjen Jashari, rrëfehet Murtezaj

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 22:45
Ilustrim

Veprimtari dhe intelektuali i njohur, Xhafer Murtezaj në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCI” rrëfeu si rrallë herë në detaje ditët e vështira pas masakrës në Prekaz mbi familjen heroike Jashari.

Murtezaj tha se pas vrasjes, fillimisht 53 anëtarët e Jasharajve u dërguan në morg e pastaj iu dorëzuan banorëve për t’i varrosur, teksa rrëfeu në vazhdim të gjitha vështirësitë që i patën për të kryer varrimin e tyre duke filluar deri te frika e banorëve e deri te mungesa e mediave. 

Rrëfimin ai e vazhdoi duke  treguar në detaje ditën e varrimit të Jasharajve, teksa tha se nga Komuna e Gjakovës i erdhën 56 arkivole, por “në të vërtetë, ne i kemi çelë veç 53 varre se në bazë të shënimeve kush ka munguar janë kanë 56, por veç 53 kufoma janë kanë”.

Ai shton se si pasojë e mungesës së mediave ndërkombëtare, varrimi i shtyë për të nesërmen.

“Arkivolet na kanë pru nga Gjakova, por kanë qenë gjithmonë në kontakt me kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Mevlude Saraqi, Haqif Shehi e këta e kanë organizuar, ku i kanë marr nuk e di veç 56 arkivole i kanë pru. Na kanë thanë shkoni, nesër [për varrim] veç 30 vetë keni me ardhë. Të gjithë kanë mendu e i kanë dhanë lajmet që janë varros. Ju thash që s’janë varros, që kanë mbet arkivolet qashtu, do mbrapsht, do mbarë”, u shpreh ai.

“Të nesërmen kanë ardhë mediat, CNN e BBC, drejtpërdrejtë ka qenë në transmetim direkt varrimi”, tregoi ndër tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat