Çfarë i tha gazetares zyrtarja serbe, për pasivizimin e adresave në Medvegjë?

Aktuale

Çfarë i tha gazetares zyrtarja serbe, për pasivizimin e adresave në Medvegjë?

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 23:28
Naile Dema-Selmani

Gazetarja Naile Dema-Selmani, për çështjen e pasivizmit të adresave në Medvegjë, tha se nuk ishte e befasuar.

”Ka qenë e befasishme nuk mund të them sepse ne patëm informacionin se ka nisur një fushatë e spastrimit etnik, që po quhet pasivizim për shqiptarët në Medvegjë”, u shpreh Dema.

Më tutje, Dema tregoi ecurinë dhe obligimet që i ka kryer si vendase e Medvegjës, dhe se si zyrtarja serbe e njoftoi atë për pasivizmin e adresës së saj.

”Prindërit e mi kanë prona atje, kanë paguar tatim i kemi pasur adresat, kemi qenë vizitorë të rregullt, i kemi kaluar të gjitha pushimet dhe vikendet në Medvegjë, konkretisht në Sfircë në fshatin prej nga vijmë, kemi dashtë me qenë shqiptarë të Medvegjës, njëkohësisht veprimtarinë e kemi vazhduar këtu, ku normal që edhe unë i kam pasur dokumentet dhe pasaportën e Medvegjës, edhe kur ka kaluar afati, ka skaduar afati njësoj jam ballafaquar. Kemi shkuar të vazhdojmë pasaportën, afatin, ajo zyrtarja aty thjeshtë hyn e bënë një kërkim të thjeshtë edhe pa asnjë shpjegim shtesë më thotë ‘nuk po të gjej, je e pasivizuar’”, tha Dema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat