Woelk: Lajçak përpiqet të minojë Kurtin duke takuar opozitën

Aktuale

Woelk: Lajçak përpiqet të minojë Kurtin duke takuar opozitën

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 10:50
Asistentja në Parlamentin Europian, Federica Woelk

Asistentja në Parlamentin Europian, Federica Woelk, që njihet për mbështetjen e kryeministrit Albin Kurti në rrjetet sociale, thotë se takimet e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, me opozitën kosovare janë tendencioze nga ana e tij.

“Lajçak përpiqet të minojë kryeministrin Albin Kurti duke takuar opozitën për të biseduar për dialogun.

Edhe pse i vetmi bashkëbisedues për dialogun është Qeveria. Sa herë që mendoj se BE-ja nuk mund të bëjë më keq me Kosovën, BE-ja bën edhe më keq”, ka shkruar ajo në X.Dje në Bruksel, Lajçak është takuar me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, me të cilin tha se ka folur për situatën në Kosovë dhe “rëndësinë e progresit në dialog për rrugën europiane të Kosovës”.

Në vizitën zyrtare në Bruksel, Krasniqi ka marrë pjesë në tryezën për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga grupi politik liberal i Parlamentit Evropian, Renew Europe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat