Zv/ministri Durimishi reagon pas deklaratës së Hotit: Sapo gënjeu në Kuvend

Aktuale

Zv/ministri Durimishi reagon pas deklaratës së Hotit: Sapo gënjeu në Kuvend

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 12:28
Avdullah Hoti dhe Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se deputeti Avdullah Hoti nuk e ka treguar të vërtetën lidhur me rrugën nga ‘Gorenje’ deri në Graçanicë.

Hoti tha sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, në të cilën po diskutohet për projekt-buxhetin e vitit 2024, se nuk janë ndarë mjetet për rrugën Veternik deri në Graçanicë.

Por, këtë deklarim të Hotit e ka demantuar Durmishi.

“Sapo gënjeu Avdullah Hoti Tha se nuk është ndarë buxhet për rrugën nga Gorenje e deri në Graqanicë”, tha Durmishi.

Durmishi tha se qeveria ka ndarë 2 milion e gjysmë euro për këtë rrugë.

“Për këtë rrugë kemi filluar procedurat e prokurimit dhe me 21 nëntor është hapja e ofertave. Gjithashtu në buxhetin që e kanë deputetët para vetës për këtë rrugë janë ndarë 2 milion e gjysmë euro”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat