Rashit Qalaj: Qeveria përmes shtesave që ka ndarë vetëm po e dëmton Policinë

Aktuale

Rashit Qalaj: Qeveria përmes shtesave që ka ndarë vetëm po e dëmton Policinë

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 16:27
Rashit Qalaj

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Ekzekutivi e ka ndarë shumën e shtesave në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve në Policinë e Kosovës.

Qeveria i kishte prezantuar më 27 tetor shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë.

Shtesa më e lartë do të jetë për Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt prej 150 euro, derisa ajo më e ulët do të jetë për policët që angazhohen për sigurinë e objekteve dhe ata në menaxhim të operacioneve, të cilëve do t’iu ndahen nga 50, përkatësisht 40 euro shtesë të rrezikshmërisë.

Lidhur me këtë dhe çështje të tjera ka folur ish-drejtori i Policisë, tani deputet i PDK-së, Rashit Qalaj.

Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj ka vlerësuar takimin që ka ndodhur në mes Policisë dhe Qeverisë, por se thotë se ajo që u është ofruar Policisë është zgjidhej e keqe.

“Është mirë që dje është mbajtë një takim mes përfaqësuesve të Policisë së Kosovës dhe Qeverisë. Mendoj, që takimi është dashur që të mbahet, mirëpo fatkeqësisht nga një kumtesë që doli dje nga Qeveria u tha që nuk është arritë ndonjë zgjidhje meqenëse kryeministri i vendit, Qeveria e vendit ju ka thënë pjesëtarëve të Policisë që ata janë duke u kujdesur që me pajisje ta ul rrezikshmërinë dhe me objekte që mendoj se është një zgjidhje e keqe”, ka deklaruar Qalaj .

Sipas tij, me vendimin për shtesat për rrezikshmëri Qeveria po e dëmton Policinë e Kosovës.

“Realisht sot qenka bërë vendim po më duket dhe më vjen keq që Qeveria e vendit ka vendosë të dëmtojë Policinë e Kosovës sa i përket shtesave për rrezikshmëri. Së paku është dashtë që shtesat për rrezikshmëri t’i marrin me të vjetrën, nëse nuk ka mundësi buxhetore që ato të rriten së paku ashtu siç ka qenë për çdo polic të ketë shtesa për rrezikshmëri”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat