Osmani: Rritja e sektorit të teknologjisë e pozicionin Kosovën si një shembull inspirues

Aktuale

Osmani: Rritja e sektorit të teknologjisë e pozicionin Kosovën si një shembull inspirues

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 17:09
Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se sektori gjithnë e në rritje i teknologjisë në Kosovë, e pozicionon vendin si një shembull inspirues në sektorin e teknologjisë informative.

Këtë deklaratë Osmani e bëri në samitin më të madh të teknologjisë në botë, Web Summit në Lisbonë.

Derisa ka theksuar se teknologjia duhet të jetë në shërbim të njerëzimit dhe jo ta mbizotërojë atë.

“Sektori gjithnjë e në rritje i teknologjisë në Kosovë, i udhëhequr nga energjia e jashtëzakonshme e rinisë sonë, e pozicionon vendin tonë si një shembull inspirues në sektorin e teknologjisë informative.Në samitin më të madh të teknologjisë në botë, në Web Summit në Lisbonë, fola për kontributin pozitiv që po e jep teknologjia në drejtim të avancimit të bashkëpunimit e komunikimit global, duke nxitur zgjidhje inovative në çdo sektorë. Mirëpo, teknologjia duhet të jetë gjithnjë në shërbim të njerëzimit dhe jo ta mbizotërojë atë. Duhet të jemi gjithnjë e më të angazhuar për të garantuar gjithëpërfshirjen, diversitetin dhe etikën në çdo hap të këtij rrugëtimi transformativ”, tha Osmani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat